Shullazi “pushton” Parlamentin, debatet që sollën tensionin

0
230

Rama: PD do e votojë me dy këmbë në ajër reformën. Berisha: Princi i kaltër i Nikollës fitoi pa rival

 

Rama, Palokës: S’po them që luaje poker me Shullazin, po luan skedina. Berisha: Piktor, na fol për Vollgën..

 

Gëzim Saliu

 

 

Seanca e djeshme parlamentare u dominua nga debatet e forta mes palëve politikë që nisën nga arrestimi i Emiljano Shullazit deri tek zgjedhjet në universitete dhe reforma në drejtësi. Personazhet kryesore të debatit ishin kryeministri Rama, paraardhësi i tij Berisha, ministri i Brendshëm Tahiri , kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka si edhe ish-kryeparolamentarja Topalli. Më poshtë gazeta ka zbardhur pjesë kryesore të debatit të zhvilluar në seancë, duke përfshirë si replikat me mikrofona ashtu edhe ato më të spikaturat të kryera jashtë mikrofonit.

 

Rama: S’mund të mos flas çfarë ti them unë këtij, kur flet ky i dënuari nga gjykata për shpifje. Në gjyq, rrije si një pulë. Paloka pa mikrofon: pse gënjen mor ti, pse mashtron

Rama: … dhe thoshe ç’lidhje kam unë, nuk kam asnjë lidhje unë me këtë, kjo është çështje politike, që ma ka dhënë partia, bindja e partisë për mua është provë..

Paloka pa mikrofon: kush iku nga gjyqi, unë ika apo ti ike. Rama: Ti je i dënuar si shpifës nga gjykata…. Sa për personazhin që na e keni bashkangjitur, ai është arrestuar nga policia…

Noka pa mikrofon: ai nuk ju është bashkëngjitur, ai është i trupëzuar me ju. Rama: po kush e arrestoi atë?

Topalli dhe Noka pa mikrofon: prokuroria kush tjetër…

Rama: Është e vërtetë se arrestimet bëhen në bashkëpunim me prokurorinë por në këtë rast ndalimi është bërë nga policia. Ndërhyn Paloka nga vendi: ti mos fol ti se rrije si pulë aty në gjykatë….

Rama mbyll fjalimin në foltore: Unë ju them juve dëgjojë Jozefinën, sidomos kohët e fundit…

Paloka replikë nga foltorja: Jam i bindur se ish-zëdhënësi i Pentagonit pavarësisht se ka akuzuar kryeministrin e vendit tim, është pak më i besueshëm se sa ky. Sigurisht që të takosh presidentin e SHBA nuk është gjë e vogël, por ia mbylli Shullazi, ia mbylli gojën, e harroi vizitën në SHBA prej Shullazit, erdhi dhe e mbylli gojën për Obamën se nuk e linte Shullazi.

Rama: Përfytyroni sikur në vitet ’90 studentët kishin dëgjuar në shesh këtë fjalim që s’po u bë këtu. Ju (i drejtohet deputetëve të PD) keni për gojtar kryesor këtë këtu. Sikur ta kishte ditur partia e punës…

Bedri Hoxha nga vendi: ta dinte partia e punës që do vije ti në krye.  Rama, Hoxhës: po të dihej që në atë kohë që ti pas 25 vitesh do ishe në PD dhe do kishe në krah atë që ke… ( për Kastriot Islamin)

Rama, Palokës: Unë nuk besoj se ti ke luajtur poker me Shullazin tek “Milosao”. Por unë besoj se ti luan me skedina. Sa për zëdhënësin e Pentagonit, ai është vartës i Donald Trump. Ka punuar në Pentagon, por tani punon për Trump. Por unë mes teje dhe Trump të zgjedh ty. Dhe ato lekët e gjyqit do ti paguash se do shkojnë për fakultetin e gazetarisë…

Rama: Na flisnin për Byronë, FBI-në në Shqipëri e kam sjellë unë. Noka pa mikrofon: pse FBI-ja para teje nuk ekzistonte…

Braçe nga vendi: po, po erdhi FBI-ja edhe për 21-janarin. Noka nga vendi: po pra erdhi dhe tha atë që tha…

Rama: Unë po jua them me siguri, ose me njërën këmbë ose me të dyja këmbët në ajër do ta votoni reformën në drejtësi… Filluat Venecia ,Venecia gjithë ditën, sa na u duk sikur na hyri uji në shpi.

Ristani: Sapo dëgjuam një sallatë të një kryeministri rrumpallë, që donte të justifikohej por nuk dinte ç’të thoshte. Në fillim të viteve ’90, ai pëlliste si gomar për një qofte pa lekë në rrugët e Tiranës. Suli, Ristanit pa mikrofon: po ku ka më pis se ty more, po ik ulu atje…

Topalli, Ramës: po ku ka njeri që të beson ty mor se nuk e dije që Shullazi vinte gjoba..

Rama: Unë s’pres që ti të më besosh mua, po si nuk fole një fjalë për reformën në drejtësi. Berisha nga vendi: po na flet piktori, na fol për Vollgën..

Rama: ky personazh kërcënoi PS në kohën e kryeministrit tënd moj Jozefinë, në kohën e Saliut

Berisha nga vendi: përmendja emrin, pse nuk ja thua… Mua më përmend emrin, atij jo.

Rama: Sali, shqiptarët nuk i merrni dot prej hunde. Sa më shumë të tregoni përralla aq më poshtë do të shkoni.. Ti ( Topallit) mund të thuash se Saliu e arrestoi.

Topalli nga vendi: po prej tij erdhi pse prej kujt tjetër..Rama: A po qe se e arrestoi Saliu atëherë hajde merre fjalën.

Topalli: S’të shkon të bësh dashnorin e reformës. Ti e di si do të përfundosh ki parasysh Viktorin. Sa për arrestimin e Shullazit nga policia kam vetëm një kërkesë. Pse nuk nxirrni pamje të arrestimit, një foto të Shullazit tuj?

Rama: Jozefin, policia s’filmon njerëzit që shoqëron por arreston. Arrestimi bëhet me autorizim të prokurorisë. Policia e ka shoqëruar dhe ka pritur deri pas mesnate për arrestim nga prokuroria. Në këtë periudhë kohe ka qenë i ndaluar.  Sa për Viktorin mos ja dëgjo të gjitha Saliut se është ajo shprehja.. ke parasysh moshën

Paloka i ndërhyn nga vendi, Rama pa mikrofon: ty do ta marr rrogën të gjithë, atje do e ccosh ke gjyqi dhe do e dhurojmë ke fakulteti gazetarisë…

Berisha: Tritolin te farmacia e Tahirit e vendosi banda e Shullazit. Balla pa mikrofon: I di ti këto ke informata.. Berisha: Kam posi, siç kam edhe për ty që je akuzuar për përdhunim

Berisha: ….në këtë çështje është përfshirë edhe një Qefalia. Xhemal Qefalia nga vendi: shpresoj mos ketë lidhje me mua… Berisha: Jo nuk ka, se po të kishte ta kisha thanë unë, mos u mërzisje fare ti.

Berisha, Nikollës: Çfarë u bëre atyre rivalëve të princit tënd të kaltër që spati asnjë rival në garë, fitoi me 96 %. Nikolla: jo me 76 %

 

 

Ristani zbardh vendet ku mbillet hashash: Droga i kanë zënë fytin Shqipërisë

 

Deputeti i PD-së Arben Ristani zbardhi dje në parlament zonat ku mbillet hashashi në Shqipëri. “Rilindja ka kthyer Shqipërinë në vend të grumbullimit dhe tranzitimit të drogave të forta si kokainë dhe heroinë si dhe në vend të prodhimit dhe eksportimit të hashashit. Kjo situatë e agravuar në ekstrem është reflektuar edhe në raportet e organizmave ndërkombëtare”, tha Ristani. Në këtë kontekst ai listoi të gjitha vendet ku në Shqipëri mbillet hashash:

Qarku Fier: Në tre vitet e fundit në qarkun e fierit kultivimi i bimës narkotike ka marr prioritet në të pesë bashkitë që përfshin ky qark: Bashkia Fier, Bashkia Patos, Bashkia Rroskovec, Bashkia Lushnje dhe Bashkia Mallakastër.

Qarku Vlorë: Në Bashkinë Vlorë, fshatrave të Lumit të Vlorës, Llakatundit dhe  Poros. Në Bashkinë Sarandë, fshtatrat me kultivim rezultojnë Borsh – Mali Borshit, Fterrë, Çorraj. Në Bashkinë Delvinë, fshati Kakodhiq, lugina e bistricës, syri kaltër, fshati dhrovjan, Krongji dhe qafa e Muzinës. Pllaja e Mesovunit, Qafa e Skërvficës-zona e Luvadhit.

Qarku Dibër:  Në Bashkinë Peshkopi Zona e Lurës, Territori i grykëderdhjes së “drinit të zi”. Në Bashkinë Bulqizë zonat e kultivuara janë:Grykëderdhja e lumit te Okshtunit, Fshati Smollik, Fshati Ternove, Krahina e Gollobordes, Fshati Çerenec, Kodra e Danit ne Fushe Bulqize, Krahina e Martaneshit

Qarku Lezhë: Në Bashkinë Mirditës pjesa më potenciale për kultivimin e kësaj bime narkotike është ish komuna e Kaçinarit e cila  kufizohet dhe me Rethet Lezhë dhe Pukë.

Qarku Durrës: Në Bashkinë Krujë, zonat më të prekura për kultivimin e bimëve narkotike gjatë vitit 2015 kanë qenë: Njësia administrative Nikel, Njësia administrative  Bashkia Krujë, Njësia administrative  Bashkia Fushë- Krujë. Në Bashkinë Shijak zonat më të prekura për kultivim të bimëve narkotike gjatë vitit kanë qënë: Njësia administrative Ishëm, Njësia administrative  Bashkia Manëz, Njësia administrative Shijak, Komuna Xhaf Zotaj.

Qarku Shkodër:  Në Bashkinë Vau Dejës zonat ku është kultivuar bima narkotike cannabis – sativa janë: fshati Dush. Në Bashkinë Shkodër, zona e Dukagjinit, në pyjet e fshatrave Prekal, Sume, Kir, Pult, Shosh, Ndreaj. Në Bashkinë Koplik, Bjeshkët e Bogës, Qafë Thore, bjeshkët e Ducajve, bjeshkët e Kurrilajve Dedaj, bjeshkët e Repishtit, bjeshkët e Rrjellit, në lagjen Culaj

Qarku Berat:  Në Bashkinë Berat  janë Njësia Administrative  Terpan,  Njësia Administrative Thinjë e Njësia Administrative Cukalat. Në Bashkinë Kuçovë, njësia administrative Lumas. Në Bashkinë Skrapar, zona të kultivuara rezultojnë fshatrat Turbohovë, Potom, Konak, Kakruk, Vendresh, Dobrush, Therepel, Bogovë, Novaj.

Qarku Gjirokastër: Në Bashkinë Tepelenë zonat më të theksuar në kultivim janë: fshatrat Progonat, Gusmar, Nivicë, Rexhin. E gjithë lugina e lumit Bënç. Njësia Administrative Lops , Njësia Administrative Buzë, Njësia Administrative Luftinj, Njësia Administrative Qesarat,  Njësia Administrative Krahes, në fshatin Toc dhe luginën e Vjosës, Njësia Administrative Qendër.

Qarku Korçë:  Në Bashkinë Korçë, fshatrat Dardhë, Vithkuq, Lekas, Mesmal, Moglicë, Dushar, Foq. Në Bashkinë Pogradec, Njësitë Administrative Dardhas, Velçan, Trebinjes, Hudenisht, Mokër, Guri i Kamjes. Në Bashkinë Bilisht, fshatrat Bickë, Hoçisht, Koshnicë, Areze, Vidohovë. Në Bashkinë Ersekë, fshatrat Gjonç, Shemtir, zona e Shelegurit.

 Qarku Elbasan: Në Bashkinë Elbasan, zonat e kultivuara rezultojnë Gracen,  Tregan, Fushë-mbreti, Shmil. Në Bashkinë Librazhdë, fshatrat Çarrisht, malet e Stërbles, Mokes, Dëshiran. Në Bashkinë Prrenjas, fshatrat Rrajc, Hotolisht, Drogostunja, Stërblev. Në Bashkinë Cërrik, fshatrat Gjylav, Sulov, Grekan, Shales, Mollas. Në Bashkinë Peqin, zonat e kultivuara rezultojnë Gjocaj, Pajolla, Përparimi. Në Bashkinë Belsh, Kosovë, Gradisht, Kajan

Qarku Kukës: Në Bashkinë Kukës, fshatrat e kultivuar rezultojnë Borje, Ninç, Kalaja e Dodës, Surraj, Shikaj, Shëmëri. Në Bashkinë Has zonat e kultivuara janë: Vranish, Zahrisht, Metaliaj, Vlahen, Kosturr, Bergu-Liqenit, Bregu-Krumes, Bjeshka e krumes, Bjeshka Gjinaj. Në Bashkinë Tropojë janë: zona  Lekbibaj, fshati Brotozhnicë, Lugina e lumit të Gashit, fshati Padesh

Qarku Tiranë: Në Bashkinë Tiranë zonat janë Petrelë (fshati Hekalit), Krrabë (fshatrat Farkë dhe Lundër), Mnere, Bovillë, Tapizë e Vogël,Shën-Gjergj, Zallbastar, Qaf Moll, Herraj, Tujan. Në Bashkinë Kamëz, Qinam, Çerkez, Zall Herr, si dhe pjesa e malit që kufizohet me rrethin e Krujës. Në Bashkinë Vorë, zona Kuç. Në Bashkinëe Kavajës zonat e kultivuara janë Helmës, Golem fshat, Maskuri, Sineballaj, Rrogozhinë, Vilboshtovë dhe Lekaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here