Dhunë nga policia në mes të Bulevardit, e zhveshin lakuriq qytetarin (Video)

0
142

www.dailymotion.com/video/x4654bx_skene-tmerri-ne-mes-te-tiranes-policet-zhveshin-me-dhune-nje-qytetar_news#tab_embed

Një episod skandaloz dhune ndodhi mesnatën e sotme në Bulevardin kryesor të Tiranës. Siç shihet në videon e siguruar nga “lapsi.al”, tre efektivë policie, pasi e kanë zhveshur lakuriq, shoqërojnë në furgon një qytetar i cili shfaqet në filmim vetëm me mbathje.

Dëshmitarë në vendngjarje i thanë “Lapsi”-t se skena, në dukje si operacion arrestimi i ndonjë super të kërkuari, ndodhi thjesht dhe vetëm për shkak të rezistencës që qytetari shfaqi kundrejt uniformave blu.

“Përplasja nisi kur qytetari nuk po u bindej policëve dhe ata filluan ta shanin.

Ai kërkonte shpjegime, kurse policët me pretekst se po e kontrollonin, e zhveshën lakuriq”,- tha një dëshmitar për “Lapsi”-n.

Ngjarja shokuese ndodhi përballë Hotel Rogner në një orë dhe vend, jo pak të frekuentuar nga njerzit. Në çdo vend të botës, cilado qoftë arsyeja e kontrollit, zhveshja lakuriq do të bëhej pas shoqërimit të të dyshuarit në ambientet e rajonit dhe jo në mes të Bulevardit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here