25-vjetori i demokracisë parlamentare, Meta: Reforma në drejtësi do të jetë përparësia jonë

0
111

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë konferencës ndërkombëtare për 25-vjetorin e demokracisë parlamentare të vendit, u shpreh se Shqipëria në këto vite “ka njohur zhvillime të mëdha, por qytetarët nuk janë shumë të kënaqur pasi pritshmëritë janë gjithmonë e më të shumta”.   Meta theksoi se reforma në drejtësi është sfida më e madhe që ka Shqipëria aktualisht.   “Është e rëndësishme për qytetarët dhe vendin në të gjitha drejtimet. Jo vetëm për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të nxitur investimet e huaja që të shfrytëzojmë plotësisht kapacitetin e resurseve tona. Është bërë punë e mirë për ta përmbyllur me sukses reformën. Është angazhuar Komisioni i Venecias dhe EURALIUS-i që ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë kontribut edhe në zbatimin e saj. Shpresojmë që reforma të rrisë besueshmërinë e vendit tek investitorët”, deklaroi Meta.   Kreu i Kuvendit shtoi se “pa zhvillim ekonomik dhe pa rritje investimesh, është vështirë të realizohen pritshmëritë e të rinjve, në mënyrë që të shohin si të vetmen alternativë për të ardhmen atdheun, duke i shmangur shqetësime Gjermanisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here