10 ndarjet më të çuditshme të pasurive

0

1-4

Loading...

2-3-260x300

 

Nga çifti që ndanë shtëpinë e tyre më dysh me sharrë tek Albert Ajnshtajni që ndau Çmimin Nobel me ish-bashkëshorten.

 

1 – Çifti që ndau shtëpinë e tyre më dysh

 

Kur një gjykatës urdhëroi çiftin të ndanin pasurinë e tyre në mënyrë të barabartë, ata e zbatuan urdhrin e tij fjalë për fjalë, kur ndanë edhe shtëpinë e tyre me sharrë në mes. Zyrtarët lokalë u siguruan që çdo gjë të kishte shkuar sipas ligjit.

 

2 – Apartamenti i ndarë

 

Duke qenë se ishte e vështirë për të gjetur një apartament një çift në Spanjë pasi u divorcuan vendosën ta ndajnë apartamentin e tyre 300 metra katrorë në dy pjesë. Duke pasur parasysh situatën e tyre ekonomike ata vendosën ta zgjidhin kështu këtë situatë.

 

3 – David Hasslehoff thotë se asnjë nuk mund t’Ia marrë pjesën “Hoff” të mbiemrit

 

Divorci i David Hasslehoff me Pamela Bach, gruan e tij për pothuajse 20 vjet, u bë me disa kushte ku aktori i mirënjohur i BayWatch, kërkonte që të mbante të drejtat e nofkës së tij “Hoff” apo “Malibu Dave”. Ai donte të ishte i sigurt që gruaja e tij të mos luftonte për këto mbiemra.

 

4 – Personi i cili u detyrua të hiqte eshtrat e prindërve të tij

 

Një person në Australi kishte vendosur eshtrat e prindërve të tij në një pjesë të shtëpisë, por kur u nda nga bashkëshortja në procedurat e divorcit u vendos që shtëpia t’i lihej gruas, si dhe 14 ditë për të hequr eshtrat e prindërve të tij nga aty ku i kishte varrosur.

 

5 – Marvin Gaye pagoi me muzikën e tij

 

Marvin Gaye bëri shumë para, por ai gjithashtu ishte shumë dorëlëshuar dhe nuk arrinte të paguante faturat e tij pjesën më të madhe të kohës. Gjatë divorcit të tij në vitin 1975 nga Anna Gordy, pagesat e ushqimit u bënë të vështira. Çifti dhe avokatët e tyre pranuan që Marvin do të regjistronte një album të ri, dhe të gjitha fitimet do të shkonin për Anna-n.

 

6 – Gruaja që fitoi një pjesë flokësh të Bob Dylan

 

Ndonjëherë të duhet të luftosh për të drejtën tënde për të marrë një pjesë flokësh të Bob Dylan. Divorci i Dan Auerbach me Stephanie Gonis shkoi më keq seç duhej. Por kur procedurat mbaruan, Stephanie u largua me 5 mln dollarë, një shtëpi, një Tojota dhe ajo që ishte më interesantja, me flokët e Bob Dylan.

 

7 – Ndarja e Çmimit Nobel

 

Të fitosh Çmim Nobel është diçka e rëndësishme dhe diçka që të bën të ndihesh krenar, por për Robert Lucas, të fituarit të këtij çmimi në vitin 1995 në ekonomi nuk ishte dhe aq i ëmbël. Kjo pasi pas divorcit të tij nga Rita Lucas, Roberti vendosi të ndante gjysmën e Çmimit Nobel me ish gruan e tij. Bashkëshortja e tij fitoi 500 mijë dollarë.

 

8 – Çmimi Nobel i Ajnshtajnit

 

Ndoshta Robert Lucas po përpiqej të ngjasonte me Albert Ajnshtajnin kur pranoi këtë lloj ndarje me gruan e tij. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Ajnshtajn me gruan e tij Mileva Maric, pas divorcit të vitit 1919. Ai firmosi për dhënien e të gjitha parave për të.

 

9 – Ndarja e akullores

 

shumica e këtyre historive janë dëshpëruese, por ka edhe një të ëmbël. Një agjent burse Indian akuzoi gruan e tij se i shpenzonte të gjitha paratë e tij për akullore. Pas divorcit u vendos që bashkëshorti do paguante 1300 dollarë për ushqime për gruan në muaj, si dhe 2.5 dollarë për të blerë akullore.

 

10 – Dhurimi i spermës

 

Ekzistojnë zëra se kur Denise Richards dhe Charlie Sheen po bënin divorcin, ajo i kërkoi Sheen-it një donacion sperme që të bënte një fëmijë nga ai më vonë. Ai e zbuloi email-in në publik, por Richards thotë se është Charlie që e ka trilluar historinë.

 

Loading...

Lini nje pergjigje