Dosja Shullazi/ LU: Cështja duhet të ecë në mënyrë të pavarur

0
147

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka përshëndetur arrestimin e Emiljano Shullazit. Gjatë Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë, Lu tha se miratimi i reformës në drejtësi është shumë pranë.

Lu: Përshëndesim arrestimin e Emiljano Shullazit. Ne shpresojmë që të kemi edhe një drejtësi të pastër. Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Shqipëri janë thjesht një fraksion i këtij potenciali por reforma në drejtësi do të tërheqë investime të reja.

Reforma në drejtësi do të lejojë biznesment që të jenë më aktivë në Shqipëri. Jemi shumë pranë realizimit të kësaj reofrmë. Ju do të ndaloni së qeni pesimistë rreth kësaj reforme. Duhet ti bëni thirrje anëtarëve të parlamentit, duhet të takoni kryetarët e partive politike, sepse është e rëndësishme që ti kujtojmë politikanëve që ata janë zgjedhur nga populli.

Më shumë 90% e shqiptarëve janë shprehur se e kërkojnë këtë reformë ndaj duhet të jenë të sigurtë që edhe politikanët dëgjojnë zërin e tyre.

Unë besoj se më e rëndësishme që kërkesa e shqiptarëve të reformohet. Ju në këtë dhomë jeni vetëm një zë nga komuniteti i biznesit dhe përfaqësoni një zë nga shoqëria shqiptare, disa herë ju dëgjojnë, disa herë ju injorojnë, por është një përqasje shumë e mirë që ne të flasim. Dua të falenderoj anëtarët e bordit që kanë bashkëpunuar dhe duhet të ecim përpara dhe duhet të luftojmë për privilegjet e anëtarëve.

Është punuar shumë për gjatë 16 viteve të fundit dhe shpresojmë që biznesi amerikan këtu të ndihmojë Shqipërinë të arrijë potencialin e saj ekonomik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here