Kush i tha mos shko në “2XL” Joleza Kokës? Jul Deda: Zbythje në momentin e fundit

0
160

E ftuar në spektaklin e humorit “Apartamenti 2xl” gjatë mbrëmjes së sotme ishte kryetarja e FRESH, Joleza Koka.

Por në çastet e fundit kur pritej të fillonte shfaqja ajo ka vendosur të mos shkojë në spektakël. Për këtë arsye ka reaguar aktori Julian Deda përmes një postimi në rrjete sociale. Ai ka theksuar se nuk ka ndodhur ndonjëherë diçka e tillë me një të ftuar dhe se Koka sapo I shtoi vetes një  gafë tjetër në CV-në e sa

Zbythje ne moment te fundit.

Ky ishte Apartamenti per sonte. Ju faleminderit te gjitheve qe na ndoqet. Nese tani po pyesni veten, se “pse nuk kishim te ftuar kete nate?”, keni shume te drejte.

Jam i detyruar te sqaroj publikun tone te dashur, se kesaj rradhe ne 2xL ishte e ftuar Joleza Koka, por pasi rame dakort per pjesen e saj, me te cilen do dilte para publikut, ajo pritur dhe pa arsye vendosi te mos vinte ne shfaqje. Nuk e di a ishte vendimi i saj apo dikush i tha qe “mos shko aty se do lesh nam”, por fakt eshte, qe ajo e braktisi ne minuta te fundit spektaklin, gje te cilen nuk e ka bere asnje i ftuar deri me sot. Per nje gje te jesh e sigurte moj vajze, nese kete e bere per tu ruajtur se mos te tallnin njerezit, e luajte gabim lojen, sepse tani do te te tallin me shume. Sapo i shtove vetes nje gafe tjeter ne CV-ne tende.

P.s. Ah, edhe nje detaj tjeter. Kur erdhi ne prova, mu drejtua mua dhe me tha: “Ty s’duhet ma ta dhon doren se je me PD”….! Kjo eshte gjenerata tjeter. Lesh me qime, moj Fatime.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here