Mirditori i çuditshëm: Më ka urdhëruar Zoti, bëj ç’thotë ai

0
111

Nuk e dimë nëse e keni hasur këtë person në rrugët e Shqipërisë, që kushdo që do e shikonte, do të habitej, pasi është e rrallë në vendin tonë një njeri me këtë veshje. Ai është parë dje në aksin Fushë Krujë-Milot, në afërsi të Mamurrasit teksa lëvizte në këmbë me një veshje të bardhë si fustanellë dhe një shkop. Ndërsa në kokë, një lloj bezeje po me ngjyrën e bardhë të lidhur me një fjongo të zezë.

“Tesheshi” shkruan se ai është ndalur për të pushuar në anë të rrugës, ndërsa nga trasta ka nxjerrë qesen e duhanit dhe ka filluar ta përgatisë për të tymosur, ndërsa dukej qartë që ishte një banor i Shqipërisë. Ai ka thënë se është nga fshatrat e Mirditës dhe se Zoti e ka urdhëruar që të lëvizë në këmbë.

“Do të mbërrij në Tiranë sot dhe nesër, ç’të më thotë Zoti. Prej 18 vitesh kam qëndruar emigrant jashtë vendit dhe para Zotit nuk më intereson asnjë pasuri”, shprehet ai pa ofruar asnjë detaj tjetër mbi veten dhe mbi arsyen se përse po shkon në Tiranë, qoftë dhe në këmbë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here