Eneda Tarifa performon në Londër, harron tekstin e këngës (Video)

0

 

Këngëtarja e cila po vijon turneun promovues nëpër qytete të ndryshme europiane duket se ka përjetuar sërish një moment jo të këndshëm gjatë performancës në Londër.

E ftuar në eventin “London Eurovision Party”, Eneda Tarifa u ngjit në skenë duke kërkuar për shqiptarë të pranishëm në diskotekë. Me të marrë mbështetjen e publikut, këngëtarja e cila u kritikua për situatën e sikletshme me anglishten e saj gjatë intervistës në Amsterdam, vijoi me interpretimin live të këngës “Fairytale”.

Gjithçka duket se po shkonte mirë deri përpara fundit, kur Enedës i duhej të përsëriste dy herë në finale, refrenin e këngës. Ky moment është lehtësisht i dallueshëm në min: 3.08 të videos, pavarësisht se si një profesioniste e vërtetë, ajo u mundua ta marrë situatën në dorë, që problemi mos kuptohej.

Lini nje pergjigje