Misteri i “anijeve fantazmë” në brigjet e Japonisë

0
113

Partizani-Vllaznia është ndeshja përmbyllse e javës së 30-të të Kategorisë Superiore.

Të kuqtë e kryeqytetit kanë shansin e artë të afrohen ndjeshëm me vendin e parë që mbahet nga Skënderbeu pasi  shkojnë -2 pikë larg nga korçarët.

Nëntorin e shkuar, roja bregdetare japoneze gjeti një varkë të përmbysur. Teksa e tërhiqnin për ta nxjerrë në breg, u shfaqën këmbët e një kufome. Në port, policia gjeti edhe pesë trupa të tjerë të dekompozuar.

Nga mbishkrimet, varka u identifikua si koreano-veriore. Fillimisht u mendua se gjashtë viktimat ishin përpjekur të arratiseshin nga vendi i izoluar. Por më pas, brenda pak javësh, të tjera varka të tjera koreano-veriore u gjetën në brigjet veriore të Japonisë.

Kështu filloi të flitej për “anije fantazmë”, në të cilat u gjetën vetëm kufoma të dekompozuara nga qëndrimi gjatë në diell, erë dhe ujin e detit. Gjithsej 14 varka me 30 trupa të pajetë u nxorën që prej nëntorit deri në fund të dimrit.

Policia dhe Zbulimi japonez nisën hetimet për zbardhjen e misterit. Në varkat prej druri, të gjata jo më shumë se 30 metra, ishte shkruar në gjuhën koreane: “Departamenti i Sigurisë së Shtetit”, “Ushtria e Popullit Korean”. Të gjitha varkat kishin flamuj koreano-veriorë. Në çantën e një prej viktimave gjendej një spiletë me portretin e Kim Jong-il-it, babait të ndjerë të Kim Jong-un-it. Nuk dukej bagazhi i një opozitari që arratisej nga regjimi.

Për më tepër, rruga më e thjeshtë për t’ia mbathur nga Koreja e Veriut është drejt Kinës përmes tokës. Arratia përmes detit, sidomos në acarin e dimrit kur zona rrihet nga erërat, do të ishte vetëvrasje. Pastaj, a nuk do të ishte më e logjikshme të tentoheshin brigjet e Koresë së Jugut fqinje, në vend të Japonisë së largët?

Hetimet u ndihmuan edhe nga një tjetër element i rëndësishëm: në varkat fantazmë u gjetën mbetje rrjetash peshkimi dhe tojash. Duke qenë se peshkatarët janë njerëz të rrahur me detin dhe kurrsesi nuk do të ndërmerrnin një rrezik të tillë vetëvrasës, u ngrit një tjetër teori: bëhej fjalë për varka peshkimi, por ekuipazhet përbëheshin nga ushtarë të urdhëruar nga Kim Jong-un, në përpjekje për të lehtësuar zinë e bukës që ka kapluar vendin.

Arsyeja pse u dërguan ushtarë ishte sepse regjimi nuk mund t’u zinte besë peshkatarëve të zakonshëm, transmeton Shekulli. Ushtarakët, të parrahur me lundrimin dhe pa pajisjet e duhura të orientimit, qenë larguar shumë në det të hapur. Të humbur në mes të hiçit, ata vdiqën urie, në heshtje të plotë nga Peniani që kurrë nuk bëri zë për zhdukjen e tyre.

Pak para nëntorit të shkuar, Kim Jong-un-i gjatë vizitave në rezervatet e peshqve pati urdhëruar popullin që të peshkonte më tepër, për të lehtësuar zinë e bukës të rënduar nga sanksionet dhe nga shpenzimet publike që në pjesën dërrmuese shkojnë për programin bërthamor dhe atë të raketave. Ky urdhër u kushtoi jetën 30 burrave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here