Prokurori Giu kërkon gjykim të shkurtuar, Krimet e Rënda e pranojnë

0
117

U arrestua për veprën penale të korrupsionit. Bashkë me të në pranga ra edhe personi që mendohet se i dha paratë. Pavarësisht procesit të hetimit, prokurori Haxhi Giu përfundoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda me akuzën e rëndë.

 

 

Haxhi Giu prokurori që u arrestua pak kohë më parë për akuzën e korrupsionit, nuk ishte i pranishëm në seancën që zhvillohet kundër tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pavarësisht kësaj, avokatja mbrojtëse  i shtroi gjykatës kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar.  Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar që ish-prokurori i akuzuar për korrupsion Haxhi Giu të gjykohet me gjykim të shkurtuar. E njëjta kërkesë u pranua edhe për të akuzuarin tjetër si bashkëpunëtor, Aleks Shporin. Pas pranimit të kërkesës, prokurori lexoi kërkesën për gjykim, duke renditur akuzat dhe provat ndaj ish-prokurorit Giu. Sipas akuzës, ish-prokurori ka tentuar të faviorizoi familjarët e një të arrestuari duke i kërkuar një shumë prej 10 mijë eurosh. Shumë e cila është lënë garant në një ex-change që pas ndryshimit të akuzës nga ish-prokurori, ky i fundit do të tërhiqte parat. Giu akuzohet për kërkimin dhe marrjen e 29 mijë eurove të sekuestruara si provë materiale në fazën e hetimit. Paratë janë marrë nga vëllai i të arrestuarit me qëllim uljen e dënimit të personit të akuzuar për lëndë narkotike. Prokurori akuzohet për korrupsion të funksionarëve të lartë të drejtësisë. Ai njihet edhe si hetuesi i vrasjes së Azem Hajdarit në vitin 1998. Trupa gjykuese e Krimeve të Rënda ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.  Edhe Apeli e la në fuqi këtë vendim.

 

 Përgjimet

 

Një nga provat kryesore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për Haxhi Giun mësohet se janë përgjimet telefonike. Regjistrimi i bisedave ka nisur për shtetasin Paulin Shpori, i arrestuar për trafik droge në vitin 2014. I burgosuri është përgjuar teksa fliste me vëllain e tij, Aleks Shpori. Mësohet se kanë qenë thëniet e Aleks Shporit ato që kanë zbuluar implikimin e prokurorit në çështjen penale. Vëllai gjatë bisedave i shpjegonte të arrestuarit përpjekjet që po bënte për t’i mundësuar lehtësimin e akuzës dhe të dënimit pas kapjes me drogë të Paulin Shporit. Pikërisht në këto biseda mësohet se janë përmendur takimet me prokurorin Haxhi Giu dhe më pas shuma që i është ofruar atij prej 29 mijë eurosh. Ndërsa Paulin Shpori është arrestuar dhe akuzuar për “trafik lëndësh narkotike” në vitin 2014, së bashku me disa persona të tjerë. Ai pas arrestimit është dërguar në gjyq dhe gjatë procesit vëllai i të akuzuarit, Aleks Shpori, në shtator 2015, është vënë në kontakt me prokurorin e çështjes, Haxhi Giu. Pas disa takimeve e negociatave, ai i ka ofruar 29 mijë euro në këmbim të lehtësimit të akuzës për të vëllain e arrestuar. Në vazhdim ata kanë shkuar në një pikë këmbimi valutor, ku Aleks Shpori ka depozituar një shumë parash prej 10 mijë eurosh, si “garanci” për shërbimin antiligjor që do t’i kryente prokurori. Pikërisht pamjet e kamerave të kësaj agjencie janë sekuestruar si provë nga prokuroria. Në to duket vëllai i të arrestuarit dhe prokurori Haxhi Giu që shkojnë aty e më pas dalin së bashku. Punonjësit e pikës së këmbimit në fjalë janë pyetur në prokurori dhe kanë thënë se paratë e lëna nga Aleks Shpori ishin depozituar si “garanci”. Në këtë kohë rezulton se Haxhi Giu është vënë në lëvizje për të plotësuar kërkesën korruptive të Aleks Shporit nga Shkodra. Giu ka dërguar letër në Prokurorinë e Përgjithshme ku propozonte akuzën moskallëzim krimi për të arrestuarin për trafik droge. Ky propozim nuk është pranuar, duke bërë që i arrestuari të dënohej me 8 vjet burg për drogë, ndërsa Aleks Shpori ka marrë mbrapsht 10 mijë eurot e lëna në pikën e këmbimit si “garanci” për “shërbimin” e prokurorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here