Lëvizja “Shqipëria mbi Partinë”, Blushi në Berat: Sot na mblodhi dëshpërimi, por Shqipëria bëhet

0
147

Sikundër dhe kishte paralajmëruar që para mbajtjes së referendumit për kreun e PS, Lëvizja “Shqipëria mbi Partinë” udhëtoi sot drejt Beratit ku po mban nja takim në Pallatin e Kulturës me rreth 150 ish-anëtarë dhe themelues të PS.

Udhëtimin e tij drejt Beratit, Ben Blushi tha se e bëri për të bindur elektoratin e majtë atje se Shqipëria bëhet, por edhe se PS mund të reformohet.

Ben Blushi: Sot na mbledh në Berat dëshpërimi nga 25 vite pluralizëm. Shqipëria është sot një nga vendet më të korruptuara në botë. Nuk respektohen zgjedhjet, votat vidhen në Shqipëri. Do të vijojmë që të provojmë atë që na u mohua me vote. PS erdhi në pushtet me premtimet për më shumë punë.Jemi në Berat, se sot ka më shumë korrupsion dhe papunësi. Ne kemi ardhur në berat për tu bindur dhe për të besuar se Shqiperia bëhet.

Nga ana tjetër Mimoza Hafizi denoncoi edhe njëherë vjedhjen e votave për referendumin në PS.

Mimoza Hafizi: PS nuk respektoi statutin, votat e referendumit u vodhën. Erdhi koha ta ngremë zerin fort sepse në PS gjerat s’po funksionojnë drejt. Duhet të kemi një parti që të respektoje normat, të respektoje zgjedhjet. Kemi nisur një betejë për ta kthyer PS-në në rrugë të drejtë.

Blushi dhe Hafizi shoqëroheshin në këtë takim edhe nga Maqo Lakrori, Petrit Ago dhe Marko Bello.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here