Standard.al

Klodi Lesi rrëfen: Pse e vrava gruan time greke

0

Klodi Lesi, i cili në Janar të këtij viti vrau gruan e tij greke dhe u zhduk për disa ditë në arrati me djalin e tij 4-vjeçar tregoi me një letër të hapur arsyet që e çuan në krimin ndaj bashkëshortes.

Dukshëm i penduar, 33-vjeçari u kërkon falje prindërve të vajzës, por njëkohësisht i bën ata fajtorë për shkatërrimin e familjes së tij.

Klodi tregon problemet që lindën në familje, qyshkurse bashkëshortja e tij Leila nisi të afrohej me të ëmën pas lindjes së djalit të parë.

Çifti kishte ndërprerë marrëdhëniet me prindërit e vajzës, qëkurse Klodi dhe Lela u njohën dhe vendosën të jetojnë së bashku në vitin 2008.

Pas lindjes së dy djemve, sjella e gruas nisi të ndryshojë dhe ajo i kërkoi që të zhvendoseshin për të jetuar me prindërit e saj, shkruan klan.

Kjo bëri që çifti të kishte vazhdimisht përplasje, edhe pse në vitin 2014, ata erdhën për herë të parë në Shqipëri në mënyrë që fëmijët të njiheshin me prindërit e Klodit.

Pas kthimit në Greqi, Leila kërkoi divorcin dhe Klodi e pati gjithmonë e më të vështirë të takonte dy djemtë.

Natën e krimit kujton se nga dëshpërimi kishte konsumuar shumë alkool dhe se mbante mend vetëm duart me gjak.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.