Turistët joshen nga vendet e pushtuara nga djajtë, ja sa shpenzojnë për fiksimin e tyre

0
104

Quajeni “turizëm i errët”, apo si të doni, por këto vende kohët e fundit janë duke joshur një numër të madh të turistëve

 

Burgu lindor shtetëror në Filadelfia, Pensilvania

I vendosur në Filadelfia, ky burg është njëri ndër më të vjetrit në SHBA dhe njëri ndër vendet më të pushtuar nga djajtë. Me vite të tëra qarkullojnë zëra rreth pamjeve të ndryshme të fantazmave, djajve, apo shpirtrave, quani si të doni. Gjatë funksionimit 142-vjeçar të kësaj ndërtese si burg, në këtë vend kanë vdekur 1200 të burgosur, ku 50 të burgosur kishin bërë vetëvrasje dhe disa dhjetëra ishin vrarë nga të tjerët. Në fakt, biletat për ta vizituar këtë vend kushtojnë 14 dollarë, kështu që, nëse ju qet udha ndonjëherë.

Shkolla shtetërore dhe spitali “Pennhurst” në Spring Siti, Pensilvania

 

Kjo është njëra ndër ndërtesat më kontroverse në SHBA. I hapur si institucion për njerëzit me të meta mendore dhe fizike, “Penhursti” ofronte kushte të mjeruara. Ai u mbyll në vitin 1987. Ndërtesa që gjendet në malet e Pensilvanisë nuk duket ndryshe nga ndërtesat e tjera, të braktisura në Amerikë, por veprimet e abuzimit dhe keqtrajtimit që kishin ndodhur aty, kanë bërë që ajo të konsiderohet e pushtuar nga shpirtrat. Këtë e kanë konfirmuar edhe ekspertët nga “Ghost Adventures” dhe “Ghost Hunters”. Nëse doni ta shihni dreqin, atëherë ejani këtu.

 

Azili për të sëmurët mendorë “Trans-Allegheny” në Ueston, Virxhinia perëndimore

 

Pas hapjes së parë në vitin 1864, ky institucion pësoi ndryshime të shumta, para se të mbyllej, për shkak të ndryshimeve në trajtimin e pacientëve. Rezultat i kësaj janë pamjet e shumta të shpirtrave, apo fantazmave në këtë ndërtesë, meqë aty ishin keqtrajtuar me mijëra pacientë. Numri i të vdekurve të regjistruar në këtë ndërtesë ishte disa qindra sish. Mysafirët dhe vizitorët kanë raportuar të kishin parë krijesa fantazmë, të kishin dëgjuar zëra dhe zhurmë të pashpjegueshme. Në vend që ta fshihte të vërtetën rreth këtyre ngjarjeve, pronari i saj e ka shndërruar atë në atraksion turistik. Kalimi i natës këtu kushton rreth 100 dollarë.

 

 Fortesa “Mifflin” në Filadelfia të Pensilvanisë

 

Si njëra ndër fortesat më të vjetra ushtarake në SHBA, Fortesa “Mifflin” në Filadelfia tani ka hyrë në histori. Si njëra ndër fortesat më të vjetra në Luftën revolucionare, “Miffin” ka një histori të gjatë, meqë është ndërtuar në vitin 1771.

Aty ka pasur vrasje përgjatë viteve, por numri i saktë i tyre nuk dihet. Ndër pjesët e ndërtesës që thuhet se janë më të pushtuarat nga shpirtrat, janë Kazamati 11, kuarti i oficerëve dhe dyqani i farkëtarit, ku besohet se ka ndodhur numri më i madh i vrasjeve. Bileta për ta vizituar këtë vend kushton 45 dollarë. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here