Ja kërcënimi dhe shuma që i dha Kallashi menaxherit të faqes online

0
131

Shumica e faqeve onlinë me emrat e personazheve të njohur duket se nuk janë në dorë të atyre, disa menaxhohen nga menaxherët personalë e disa të tjerë kanë autorizuar persona të cilët kujdesen për moderimin e tyre.Një personazh i ri në këtë rast është dhe Stiljano Kanaj, djaloshi 18-vjeçar, student i Informatikës që për katër vite menaxhon gjithmonë faqe të personazheve të ndryshme.”Kam gati 4 vite që menaxhoj faqe dhe më ecën me shumë sukses, si ide në fillim më erdhi duke krijuar një faqe për banorët e ‘Big Brother’ dhe pastaj vazhdova me faqe të tjera të personazheve të njohur që më pëlqenin”, thekson kështu në bisedën e tij për suplementin ”Panorama plus” menaxheri i faqeve online, Stiljano Kanaj.

”Faqet që menaxhoj unë akoma përfitojnë djersën time që lodhem duke punuar shumë, sepse nuk është diçka e thjeshtë”, shton më tej ai, duke thënë se deri më tani ka shitur shumë faqe. Se sa shkon çmimi i tyre, ai tregon: “Çmimi tyre shkon afërsisht deri në 1 mijë euro”.E krahas shitjeve që ka bërë deri më tani Stiljano, duket se një personazh që del hapur me mijëra euro nëpër foto, të ketë refuzuar të blejë faqen nën emrin e saj, që tashmë ka mbi 180 mijë fansa në Facebook, duke i ofruar atij një shumë të turpshme vetëm 100 euro. ”Refuzim mund të them që më bëri Kallashi, e cila më ofroi vetëm 100 euro për një faqe që atëherë kishte 100 mijë fansa, shumë kjo shumë e ulët për një faqe të tillë. Arsyen pse nuk duan t’i blejnë e dinë vetë ata, por për Kallashin nuk mund të thuhet që ajo nuk ka lekë. Ndërkohë që ajo edhe më kërcënoi nëse nuk ia jap”, tregon më tej Stiljano, i cili duket se ka vendosur që atë faqe t’ia shesë dikujt tjetër.“Menaxhimi i tyre vazhdon akoma në duart e mia, faqen falas nuk ia jap asnjë personazhi publik, atë të Kallashit do ta shes”, përfundon bisedën e tij për ”Panorama plus” menaxheri i faqeve online, Stiljano Kanaj.

687474703a2f2f7777772e70616e6f72616d612e636f6d2e616c2f77702d636f6e74656e742f75706c6f6164732f323031362f30342f646266686a64736266686a64732d353030783530302e6a7067_1460728202-1632952

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here