Festivali i Kanës shpall 20 filmat në garën e 11 Majit

0

20 filma janë përzgjedhur këtë vit për garën kryesore në Festivalin prestigjioz të filmit në Kanë të Francës, që do të  mbahet më 11 maj. Organizatorët kanë zhvilluar një konferencë ku prezantuan filmat që do të hyjnë në garë. Filmat e Sean Penn, Vëllezërve Dardenne, Almadovar, Nicola Garcia, Cristi Puiu dhe të tjerë përbëjnë listën në fjalë. Vëllezërit Dardenne tashmë e kanë fituar çmimin kryesor në këtë festival, në vitin 1990 dhe 2005. Emir Kusturica nuk ka mundur të futet në këtë listë të ngushtë me filmin e tij “On the Milky Road”. Filmat në garë janë: Toni Erdmann –Maren Ade, Julieta –Pedro Almodóvar, American Honey–Andrea Arnold, The Unknoën Girl–Jean-Pierre and Luc Dardenne, Personal Shopper–Olivier Assayas, It’s Only The End Of The Ëorld –Xavier Dolan, Ma Loute –Bruno Dumont, Paterson –Jim Jarmusch, Rester Vertical–Alain Guiraudie, Aquarius–Kleber Mendonca Filho, Mal de Pierres – Nicole Garcia, I, Daniel Blake–Ken Loach, Ma’Rosa –Brilliante Mendoza, Loving–Jeff Nichols, Bacalaureat –Cristian Mungiu, Agassi–Park Chan-Ëook, The Last Face –Sean Penn, Sieranevada –Cristi Puiu, Elle –Paul Verhoeven, The Neon Demon –Nicolas Ëinding Refn.

Loading...

 

 

Loading...

Lini nje pergjigje