Historia e 5 shteteve më të vogla në botë

0
140

 

Me masën e një fushe golfi, qyteti i Vatikanit është shteti më i vogël në botë. Në parim është në enklavë me mur brenda Romës. Është kaq i vogël, sa i gjithë shteti nuk ka asnjë adresë.

Qyteti i Vatikanit mund të jetë i vogël, por është i fuqishëm. Është territori sovran i Kishës Katolike (në parim qeveria qendrore), e cila ka 1 miliardë njerëz (rreth 1 e 6-ta e banorëve të planetit) si pjesë përbërëse. Është krijuar në vitin 1929 nga Traktati Lateran (i cili është nënshkruar nga diktatori Benito Mussolini) dhe drejtohet nga Papa, një monark jo i trashëgueshëm, i cili ka autoritet absolut. Papa është monarku absolut në Evropë. Një e veçantë e shtetit është se nuk ka banorë permanentë. Shtetësia jepet gjatë kohës që njerëzit janë atje dhe i hiqet sapo largohen. Dhe ju që mendonit se gjuha latine ishte gjuhë e vdekur! S’është e vërtetë, se në Vatikan latinishtja është gjuhë zyrtare. Vatikani mbështetet financiarisht nga dhurues, shitja e pullave postare e publikimeve dhe turizmit. Ashtu si parajsa, nuk ka taksa.

 

Monako është shteti i dytë më i vogël në Tokë (gati me masën e Parkut Qendror në Nju Jork), por ka popullsinë më të dendur, 23,660 banorë për kilometër katror. Territori sundohet nga një princ. 7 shekujt e kaluar Monako është qeverisur nga princat e familjes Grimaldi nga Genoa. Gjithçka filloi një mbrëmje më 1297, kur François Grimaldi u maskua si murg dhe me një ushtri të vogël pushtoi kalanë që ruante Shkëmbin e Monakos. Në 1861, Monako ia dha gjysmën e territorit Francës në shkëmbim të parave dhe pavarësisë. Kur princi që sundonte kuptoi se burimet natyrale vinin nga ajo pjesë që u dha, vendosi ta vërë bast ekonominë (një zgjidhje universale e provuar nga koha) në kumar. Kështu lindi Monte Karlo, një krahinë e njohur për kazinotë luksoze. Tani që gjithë banorët jo vendas paguajnë taksa, ndërsa të lindurit atje e kanë të ndaluar të hyjnë në kazino.

 

Nauru është shteti ishullor më i vogël në botë, republika më e vogël e pavarur dhe e vetmja republikë në botë pa një kryeqytet zyrtar. Vendi ka një burim kryesor të ardhurash: fosfat mijëravjeçar nga plehrat dhe jashtëqitjet e zogjve. Për një kohë të gjatë banorët ishin mjaft të pasur, pasi e eksportonin fosfatin sikur ai nuk mbaronte kurrë. Në vitet ‘70 vetëm një pjesë e vogël vazhduan gjimnazin dhe shumë pak të rritur punonin. Atëherë ishin njerëzit më të pasur në botë. Për këtë arsye ata vuajnë nga obeziteti dhe diabeti. Tani Nauru ka një skemë të jashtëzakonshme për të bërë para. Është kthyer në një kamp për njerëzit që kërkojnë azil në Australi.

 

Tuvalu, jo vetëm që është një ishull i vogël në Oqeanin Paqësor, por pas 50 viteve mund të mos ekzistojë, nëse niveli i deteve vazhdon të rritet. Të ardhurat kryesore i vijnë pasi jep me qira kodin e vendit për internet.

 

Republika e San Marinos është themeluar në vitin 301 pas Krishtit nga një gurgdhendës me emrin Marino, i cili së bashku me një grup të krishterësh i largohej persekutimit fetar. San Marino është republika më e vjetër në botë. Republika ishte një fqinje aq e mirë, sa është pushtuar vetëm në vitin 1500 dhe 1700, një muaj për secilën herë. Ndërkohë që Napoloni gllabëronte pjesën më të madhe të Evropës, San Marinon e la të qetë, duke dhënë se ishte një republikë model. Vendi drejtohet nga një këshill i zgjedhur prej 60 personash, i cili zgjedh dy regjentë nga secila parti opozitare për të drejtuar çështjet qeveritare për 6 muaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here