Berisha flet për racizmin: Tek Lazio në fillim isha nervoz, por shokët më kanë ndihmuar

0
171

Në ndeshjet e fundit të Serisë A, klubi i Lazios ka pasur probleme me koret raciste në stadium, duke marrë edhe penalizime. Mediat italiane shkruajnë se Berisha, Biglia dhe Konko ishin përzgjedhur në takimin e radhës për të biseduar me fëmijët romanë.

“U fol për futboll dhe racizëm dhe më pas selfie kolektive”, shkruan e përditshmja italiane ‘Corriere dello Sport’. Berisha i është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve duke pranuar incidentet raciste që kanë ndodhur në ndeshjet e Lazios.

“Po, ndodh ndonjëherë dhe është e gabuar. Njerëzit e zgjuar duhet t’a izolojnë këtë minorancë”, ka thënë Berisha.

Ai ka rrëfyer edhe disa nga emocionet e para që provoi kur u aktivizua me klubin kryeqytetas: “Sapo erdha te Lazio isha nervoz sepse nuk isha mësuar me shumë tifozë. Shokët më kanë ndihmuar dhe tani ndihem i qetë”, ka theksuar portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit.

foto-di-gruppo-konko-biglia-berisha-con-i-bambini Berisha-Biglia-e-Konko-14042016-276x138

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here