Uji i nxehtë me limon shkatërron dhëmbët

0
222

Uji i nxehtë me limon ndihmon për tretjen, mirëfunksionimin e mëlçisë, qetëson stomakun dhe përdoret si një ndër dietat më të besueshme për tu dobësuar.

Por dentistët thonë se kjo lloj pije gërryen smaltin e dhëmbëve duke i çngjyrosur dhe i shkatërruar ato.

Këshilltari i Shoqatës Dentare Britanike Prof. Damien Walmsley, shprehet se studimet e fundit tregojnë se sa më të lartë ta ketë shkallën e aciditetit një pije aq më e dëmshme është për dhëmbët tona.

Sipas tij duhet të kemi veçanërisht kujdes nga lëngu i limonit i cili ka një pH shumë acid nga 2-3 sidomos kur shoqërohet me ujë të nxehtë.

“Uji i nxehtë mund ta rrisi efektin shkatërrues te dhëmbët pasi gërryerja është më e madhe në temperature të larta”, shprehet Prof.Walmsley.

Për të pakësuar këto efekte rekomandohet që uji me limon të pihet me një pipë në mënyrë që mos të prekë dhëmbët ose të pihet shpejt që të jetë në kontakt vetëm për pak sekonda me to.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here