Incidenti në Kuvend/ Byroja përjashton 5 ditë nga Kuvendi, Bracen, Palokën, Ristanin dhe Ketën. Vërejtje për Berishën

0
133

Byroja e Kuvendit ka marrë vendimin ditën e sotme që të përjashtojë për pesë ditë nga punimet e Kuvendit   deputetin socialist  Erjon Braçe dhe ata demokratë Edi Paloka dhe Roland Keta. Ndërsa për ish-Kryeministrin Sali Berisha Byroja është mjaftuar vetëm me vërejtje.

Vendimi i Byrosë ka të bëjë me sherrin e ditës së enjte në seancën plenare, ku Erjon Braçe u përplas fort me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundi e akuzoi se ka përfituar tendera bashkë me kryebashkiakun e Divjakës, ndërsa Braçe lëshoi një lumë akuzash dhe fyerjesh. Kjo solli tension në sallë dhe deputetët Edi Paloka dhe Roland Keta tentuan të dhunojnë Braçen, gjë që solli mbylljen e seancës.

Lidhur me vendimin e Byrosë reaguan deputetët Edmond Spaho dhe Erjon Braçe. Për Spahon është e papranueshme të tolerohet gjuha vulgare e zotit. Braçe ndaj opozitës.

Spaho: E papranueshme, nën shembujt e kahershëm ku  toleron Kryeministrin me fjalor të shthurur toleroi edhe sot deputetin Braçe duke e barazuar atë me deputetët e tjerë.Braçe ofendoi me fjalor fare vulgar deputetët e opozitës, e barazuan me ata që denoncuan me fakte dhe argumenta një afer korruptive në zonën e Lushnjes. Nuk është qëndrim që na habit, pasi edhe në të shkuarën Byroja ka vepruar me po këto standarte që tregojnë shkallën që kanë degraduar institucionet e këtij vendi. Dënuan të gjithë deputetët me pesë ditë përjashtim nga seanca dhe vërejtje për zotin. Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here