Buka ngjyrë vjolë, shpëtimtarja e sëmundjeve

0
166

Ka lindur në një laborator në Singapor dhe është ngjyrë vjollcë, pasi është e pasur me antocianinë, një nga pigmentet e tretshëm me fuqi të fortë antioksidante dhe antinflamatore.

Janë pikërisht antocianinet, të cilat doktor Zhou Weibiao nga Singapori, i ka nxjerrë si ekstrakt nga orizi i zi për t’i shtuar në bukën e tij të quajtur “purple bread”.

Këto pigmente janë përgjegjëse për ngjyrën vjollcë në shumë ushqime si fruta dhe perime. Por antocianinet kanë dhe një dobësi, pasi nëse gatuhen në temperaturë të lartë, humbasin disa nga vetitë e tyre.

Në një intervistë të dhënë për CNN, shkencëtari ka nënvizuar që buka violë arrin të ruajë pjesën më të madhe të antocianineve, rreth 80 % falë një gatimi shumë të shkurtër: 8 minuta në 200 gradë celcius.

Vlen të theksohet se buka violë është ideale për këdo që vuan nga diabeti dhe obeziteti.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here