Tiranë/ Skandal, nxënësi i bën urinën në kokë shokut të klasës

0
190

Një grup djemsh në një gjimnaz në Mullet kanë bërë një veprim të rëndë ndaj shokut të tyre. Pas zënkës ata kanë menduar të hakmerren. Njëri prej tyre i bën atij urinën në kokë, ndërsa të tjerët qeshin. Videoja që ka mbërritur pranë redaksisë Jetaoshqef.al, tregon qartë dhunën e rëndë fizike dhe psikologjike ndaj adoleshentit. Nuk dihen arsyet e zënkës mes tyre që ka arritur deri në këtë pikë, por ajo që bie në sy është frika e adoleshentit, i cili gjatë këtij akti nuk reagon edhe pse ndjen poshtërim brenda tij, gjë që duket edhe nga duart që i dridhen dhe i shtrëngon fort pas tokës. Për të ruajtur identitetin e djalit dhe për të mos e cënuar akoma më shumë atë si person, Jetaoshqef.al i ka mbuluar fytyrën duke ia lënë në dorë organeve kompetente hetimin e mëtejshëm të këtij rasti.

http://www.dailymotion.com/video/x43vszl_skandal-ne-tirane-nxenesi-i-ben-shurren-ne-koke-shokut-te-klases-18_news

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here