Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të pritet me protestë në New York

0
118

Beqir Sina

 

 

Shoqata Valbona dhe Catherine Bohne, në statusin e tyre në medien sociale Facebook, kanë bërë thirrje që të hënën të protestohet përballë Kryeministrit Rama, në New York, për ndalimin e ndërtimeve të hidrocentraleve në lumin e Valbonës.

BATTERY PARK NYC :

 

Një grup shqiptarësh nga New Yorku, dhe Shoqata Valbona, me inisativën e Catherine Bohne, ose nusja amerikane e martuar në Valbonë, me anë të një proteste, do të kundërshtojnë projektet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbonë. Protesta, do të mbahet nesër (të hënën) në orën 05:30 pm(pas dite me kohën e New Yorkut) pikërishtë në kohën kur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ministrat që e shoqërojnë atë, do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar nga komuniteti shqiptarë në muzeumin “Museum of Jewish Heritage”.

Mësohet se kryeministri Rama pritet të jetë i pranishëm në një konferencë, që do të mbahet në Nju Jork, për komunitetin hebre, më 11prill ku do të shfaqet dokumentari për hebrenjtë, “Besa”. Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të New Yorkut, Eric Schneiderman, asamblesisti shqiptarë Mark Gjonaj, dhe Edi Rama, do të jenë së bashku në një pritje të organizuar mbi strehimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Holokaustit. Shoqata Valbona dhe Catherine Bohne, në statusin e tyre në medien sociale Facebook, kanë bërë thirrje që të hënën të protestohet përballë Kryeministrit Rama, në New York, për ndalimin e ndërtimeve të hidrocentraleve në lumin e Valbonës. Sipas aktivistëve, në Shqipëri, me këto projekte HEC-esh po vritet industria strategjike e zhvillimit të turizmit për këtë zonë, por edhe imazhi si vend tërheqës për turistët në nivel kombëtar. “Kjo industri, e cila prej vitesh është përballur me indiferencën e vetë pushteteve, duke i mangësuar asaj infrastrukturën për një zhvillim sa më të qëndrueshëm, tanimë po përballet me ekzekutimin e saj. Qeveria e mëparshme i miratoi, ndërsa kjo tjetra po i zbaton verbërisht”, thuhet në një deklaratë të ambientalistëve, nga Shqipëria.

“Nga ujëvara në bashkimin me Drinin, lumi i Valbonës përshkon 65 kilometra dhe përbën zemrën e zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Më tërheqëse për turistët janë 20 kilometrat e para, por mesa duket nuk do të jetë kështu edhe për shumë gjatë, në qoftë se këtu ndërtohet qoftë edhe një hidrocentral i vetëm. Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Kombëtar prej vitit 1996 dhe pritet të shndërrohet në asetin më të rëndësishëm turistik në vend, si pjesë e një parku gjigant që do të bashkojë kurorën e Alpeve me Kosovën dhe Malin e Zi. Por përgjatë lumit që i jep emrin parkut do të ndërtohen dhjetë hidrocentrale. Më i madhi prej tyre është hidrocentrali i Dragobisë. Kompania ndërtuese pretendon se ka marrë miratimin e banorëve të zonës duke treguar një listë, por banorët thonë se lista është e manipuluar, madje në të ka emra të personave që kanë vdekur prej kohësh”, vijoi deklarata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here