Shkatërrohet banda e të rinjve italo-shqiptarë, arrestohen 14 persona për trafik droge

0
129

Një grup shqiptarësh dhe italianësh janë arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, pasi ishin pjesë e një grupi që shpërndante drogë.   Në pranga janë vënë 9 italianë dhe 5 shqiptarë, në kuadër të operacionit “Amico Mio Atto II” (Miku im, Akti II), që u zhvillua në krahinat e Pavia-s, Milano-s dhe Bolonja-s, pas një hetimi më shumë së 9-muaj.   Shqiptarët e arrestuar janë 38-vjeçari B.L., banues në Voghera, 40-vjeçari L.D., banues në Pietra de’ Giorgi, 28-vjeçari R.E., banues në Pavia, 43-vjeçari H.A., banues në Voghera dhe 46-vjeçari M.H., banues në Canneto Pavese, shkruan ‘Shqiptarja.com’.   Ndaj dy të fundit u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa ndaj tre të tjerëve u vendos masa arrest me burg pa afat.   Sipas hetuesve, droga vinte nga jashtë Italisë dhe furnizuesit ishin shqiptarë, por nuk është specifikuar se Shqipëria ishte origjina e lëndëve narkotike.   Hetimet kanë konfirmuar ekzistencën e një bashkëpunimi italo-shqiptarësh me bazë në Pavia, që tregtonin lëndë narkotike, shkruajnë mediat lokale. Aktiviteti i jashtëligjshëm kryhej në një bar në Belgioioso, Pavia, ku disa prej të arrestuarve takoheshin me furnizuesit e drogës për të vendosur lidhur me sasinë dhe llojin e drogës që do të blinin dhe  mënyrën e dorëzimit. Lënda narkotike zakonisht shkëmbehej në Broni. Blerësit dhe furnizuesit shëmbenin çanta nga një automjet në tjetrin, shkruajnë mediat italiane.   Një prej të arrestuarve u kap në flagrancë me 50 gramë kokainë.   Nga ky grup, janë arrestuar gjatë muajve të fundit edhe 7 persona të tjerë, si dhe janë sekuestruar 10,447 kg marijuanë, 220 gr kokainë dhe 103 gr hashash.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here