Sarandë/ Trafik droge dhe armë, arrestohet një 26 vjecar

0
146

Policia e Sarandës ka vënë në pranga sot një 26 vjecar  I kapur në flagrancë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakë & municionit”. Në pranga është vënë Arbër Kolaj, 26 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i këtij personi u bë nga Shërbimet e Policisë së Sarandës, pasi u kap në flagrancë në lagjen nr. 1 Sarandë, në afërsi të një lokali të quajtur “Rojal”, duke poseduar me vete 4 doza me peshë 6 gram lëndë narkotike të llojit kanabis sativa”, e mbështjellë me letër alumini.

Shërbimet e Policisë, pas kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në lagjen nr.1 Sarandë, kanë gjetur gjithashtu edhe 6 fishekë pistolete, të kalibrit 7.62 mm, materiale të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here