Këshilltari I Kreut të Kuvendit për politikën e jashtme Ralf Gjoni ka bërë një tjretër reagim ndaj Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin e këndit të lojrave në Parkun e Liqenit.
Gjoni në profiln e ti në “Facebook” e cilëson atentat ekologjik ndërtimin që po kryhet aty.
Ai thotë se nuk po ndërtohet kënd lojrash por dicka tjetër.
Statusi i plotë:
ATENTAT EKOLOGJIK – O miq, ky nuk eshte ‘Kend Lojrash’. Ky eshte atentat ekologjik! U tha qe s’do kete beton dhe nuk do priten peme. Kjo mase e madhe betoni qe sa vjen e zgjerohet si dhe rrenjet e masakruara te pemeve (te cilat do bien si pasoje) rreth e rrotull, tregojne se mungesa e transparences qe prej fillimit te ketij atentati institucional ndaj parkut te perbashket te Tiranes, ishte e qellimshme per t’i shkuar deri ne fund me kokefortesi dhe arrogance, ndoshta per te pergatitur rrugen e nje tjeter projekti. Per keto arsye, une e kam vendosur qe kesaj beteje i duhet shkuar deri ne fund me cfaredolloj kostoje, ne emer te qytetarise tiranase, ne emer te femijeve tane te cilet kane te drejten e nje hapesire te gjelbert pa beton e pa hekur.