Këto janë datat e provimit me gojë për shkollën e policisë

0
153

Policia e Shtetit ka njoftuar se me datë 13.04.2016, në orën  07.30, në Akademinë e Sigurisë, do të fillojë intervista me gojë dhe testi psikologjik me 300 konkurrentët e parë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët janë kualifikuar pas fazave të testimit me shkrim dhe testimit fizik.

Aplikantët duhet të paraqiten me fletën e pranimit dhe dokument identifikimi (Pasaportë ose Kartë Identiteti).

Aplikantët e tjerë do të njoftohen në vijim për ditën dhe orën e intervistës me gojë dhe testit psikologjik.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here