Keni problem me iOS9.3.1, ky është sekreti…

0
189

Apple publikoi iOS 9.3.1 për të rregulluar problemet që filluan të shfaqeshin me iOS 9.3. Por, duket se ky përditësim i ri ka një veçori sekrete.

9to5Mac zbuloi se iOS 9.3.1 mund të aktivizojë edhe veçorinë “Night Shift” edhe atë “Low Power Mode” njëherësh, nëse e ndiqni një kombinim të veçantë.

 

Për ata që nuk e dinë, Night Shift nuk mund të aktivizohej së bashku me Low Power Mode në iOS 9.3.

Ju mund ta përdorni Night Shift kur bateria e celularit tuaj është e dobët, dhe ta aktivizoni edhe Low Power Mode në mënyrë që ta ruani sa më shumë baterinë.

Për ta bërë këtë, ndiqni hapat si në videon më poshtë:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here