Flet Eneida Tarifa pas intervistës që e “sikletosi”

0
133

Një video e një interviste të dhënë nga Eneda Tarifa, ditën e djeshme për një gazetar britanik, është bërë shkak i disa shkrimeve humoristike. “Si fillim dua t’ju them se gazetari, dhe drejtuesit e tij na kërkuan falje për transmetimin e intervistës pa e edituar. Mund të ishte edhe e qëllimshme nuk e di por nuk ka asgjë të keqe të pyesësh për një fjalë që nuk po të kujtohet për momentin në gjuhë të huaj sidomos nëse ke dhënë 20 intervista të tjera para asaj të gjitha në anglisht. Isha aq e lodhur sa për një moment mu kujtua filmi “Edhe kuajt nuk vdesin kështu” por ju nuk keni nga ta dini këtë. Më habit fakti që mediat po mbushen me lajme “DNSH”-je se janë të varfër në informacion dhe mezi presin të gjejnë diçka për tu kapur kur fare thjeshtë mund të shihnin edhe intervistat e tjera që kam dhënë. Po edhe nëse unë nuk di anglisht, gjë që nuk është e vërtetë, nuk ka asgjë të keqe sepse jo të gjithë këngëtarët e Euro Vizionit dinë të flasin rrjedhshëm anglisht ose edhe nuk dinë fare”, është shprehur për “Blitz”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here