Familja Bogujevci refuzon 210 mijë eurot e Serbisë për 16 anëtarët e vrarë

0
152

Vrasjen e shqiptarëve nga Podujeva, një Gjykatë serbe vendosi ta kompensojë me para. Por, e mbijetuara e masakrës së familjes Bogujevci, Saranda, i ka thënë Klan Kosovës se nuk po e pranon dëmshpërblimin prej 210 mijë euro sa e obligon Gjykata të paguajë shtetin e Serbisë për vrasjen e 16 civilëve, kryesisht gra e fëmijë. Për këtë krim janë dënuar gjashtë ish-pjesëtarë të njësitit Shkorpionët të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Në disa procese gjyqësore që u mbajtën në Beograd ndaj atyre që kryen vrasjet më 28 mars të vitit 1999, mori pjesë edhe Saranda, të cilës ia vranë gjyshen, nënën, dy vëllezërit e familjarë të tjerë.

Në këto procese gjyqësore ajo thotë se nuk është ndihmuar nga institucionet kosovare dhe për këtë arsye është e zhgënjyer. /Klan Kosova/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here