Daciq pritet me pankarta sulmuese në Gracanicë, arrestohet një serb

0
175

Vizita e zëvendëskryeministrit të parë në Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiç, nuk u prit mirë nga të gjithë qytetarët serb në Komunën e Graçanicës. Derisa pritej që Daçiç të mbërrinte në Manastirin e Graçanicës një qytetar shprehu pakënaqësinë me Daçiç, përmes një pankarte në lidhje me një aferë korruptive të zëvendës/kryeministrit serb.

Mirëpo, pjesëtarë të partisë së Daçiç në Graçanicë, larguan pankartën e cila ishte vendosur në ballkonin e një ndërtese përballë Manastirit, ku pritej Daçiç, kurse qytetari i cili vendosi atë u arrestua nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Pas largimit të pakartës kundërshtuese për Daçiç dhe arrestimit të personit që vendosi atë, qindra simpatizantë e pritën Daçiç me duartrokitje dhe brohoritje mbështetëse për të. /KosovaPress/

pankarta-graqanic 13000571-10207712625687596-868467972-o 13000581-10207712625047580-707263537-o arrestimi-graqanic-100416

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here