Votimi për referendumin e PS, Hafizi: Në Shkodër ndryshuan papritur anëtarët e komisionit, referendumi është farsë

0

Ndërsa ka nisur votimi në referendumin e PS-së, deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi dhe një prej mbështetëseve kryesore të Blushit ka folur për parregullsi. Në një prononcim për mediat ajo e u shpreh se dje pasdite në mënyrë të papritur ishin ndryshuar anëtarët e komisionit zgjedhor të Shkodrës. “Ne mbetemi pa vëzhgues”- ka thënë ajo.

Loading...

“Jam në terr informativ, nuk kam ku t’i parashtroj kërkesat e mia, – tha ajo. – Që dje deklarova se referendumi do të ishtë një farsë.

“Kam ardhur që dje në Shkodër për të ndjekur procesin e referendumit dhe problemi i pare i madh ka qënë kontakti me Komisionin Zgjedhor të Bashkisë që deri dje ka qënë i pambledhur dhe duhej të kishte vazhduar procedurat e tij. Duke ditur që nuk është mbledhur, doli që ishin ndryshuar emrat, ishin vendosur të rinj dhe ende nuk e di arsyen. Jam përpjekur të gjej komisionin, kam shkuar në selinë e vjetër të PS-së dhe në selinë e re e vetëm pak më parë kam gjetur kryetarin e tij, të cilit do t’i parashtroj të gjitha kërkesat. Por akoma nuk e kam listën finale të komisionit, me të gjithë emrat; kam vetëm atë të komisionit të miratuar para disa ditësh dhe deputetët e tjerë nuk janë në dijeni fare të këtij ndryshimi të komisionit. Më konfirmuan se dje pasdite emrat janë ndryshuar dhe këto pak orë që kanë ngelur, se më mbetën shumë pak orë pasi votimi ka filluar, shpresoj të paktën te kem një mundësi. Kërrkesa kryesore është për vëzhgues. Nuk mund të kemi vëzhgues sepse s’kam pasur kontakt me komisionit,” tha Hafizi.

Pyetja që shtrohet në referendum është: “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”.

Procesi i votimit do të zgjasë deri në orën 16:00, ndërsa në të gjithë vendin janë 383 qendra votimi. Rezultatet pritet të bëhen publike ditën e diel.

Loading...

Lini nje pergjigje