Shkodër/ Policia sekuestron 21kg kanabis, trafikanti u shpëton nga duart

0
156

Policia e Shkodrës ka kapur 21 kg e 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, por pa mundur të arrestojë trafikantin.

Burimet zyrtare nga policia thanë se, gjatë mëngjesit të sotëm është gjendur një çantë sportive me 20 pako me peshë totale 21 kg e 200 gramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Shërbimet e policisë Kufitare dhe Migracionit Shkodër, në zonën e quajtur “Hidrovori” ne drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hoti, gjatë patrullimit kanë konstatuar dhe sekuestruar një çantë sportive brenda të cilës ishin 20 pako të mbështjella me qese të tejdukshme, me lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, ku pas peshimit rezultoi të jetë në peshën 21 kg e 200 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet Policore po punojnë për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të lëndës narkotike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here