Lushnje/ Arrestohet 21-vjeçari, aksidentoi nënën e tij, drejtonte automjetin pa leje

0
176

Policia Rrugore e Lushnjes ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar në hyrje të fshatit Shenepremte të Lushnjes, pasi ka aksidentuar nënën e tij. Artan  Xhafa, banues në lagjen Nr.2 Rrogozhinë është arrestuar pasi drejtonte një motomjet triçikël të modifikuar, 100cc, pa targë, pa dokumente, i pa paisur me leje drejtimi dhe  ka aksidentuar nënën e tij M.Xh 43 vjeç, pasi ka dalë nga rruga. M.Xh ndodhet në Spitalin e Kavajës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Gjykatës së shkallës së parë Lushnje për veprat penale”Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here