Vlorë, vdekja e tifozit në stadium/ Familjarët:Jemi të bindur se është një dorë që e ka shtyrë, drejtësia të veprojë

0
132

Disa ditë më parë një tifoz futbolli humbi jetën në shkallët e stadiumit “Flamurtari” në Vlorë, pas rënies nga shkallët, por për familjarët kjo vdekje është disi e dyshimtë ndaj ata i bëjnë apel prokurorisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen

Mikel Selmanaj, 40 vjeçari nga qyteti i Vlorës humbi jetën, teksa po ndiqte ekipin e zemrës, “Flamurtarin”. Por tashmë familjarët e tij kërkojnë të mësojnë sesi është e vërteta. Nëse ka qenë vdekje natyrale apo ka ardhur nga shkaqe të tjera.

“Nëse mjeku ligjor ka bërë ekspertizën dhe kanë diktuar diçka ta thonë dhe ta dokumentojnë. Mund të ketë pasur edhe ndonjë fatkeqësi nga vetja e tij, atak…gjëra që ndodhin. Por duke dëgjuar shumë llafe të paqenë nuk dimë ç’të mendojmë”, tha Sabri Xhelilaj daja i viktimës.

“Ne nuk po arrijmë të gjejmë një njeri të drejtë që ka qenë këtu në shkallët e stadiumit që ta ketë parë. Mënyra si u la ky djalë aty shtrirë është për të tmerruar. Edhe unë jam i bindur se është një dorë që e ka shtyrë atë njeri. Ai do kishte bërë gjënë më të mirë aty dhe të kishte thënë që ajo ndodhi. Edhe polici do ta shtyjë tifozin dhe fatkeqësisht mund të bjerë dhe të vdesë”, theksoi daja tjetër, Xhelil Xhelilaj.Ndërsa prokurori i Vlorës Ramadan Troci thotë se janë në pritje të rezultateve mjeko ligjore, si edhe janë pyetur disa tifozë, dëshmitarë në stadium. Ende nuk është arritur në një konkluzion nëse Mikel Selmanaj ka rënë aksidentalisht, apo është shtyrë nga një efektiv policie në shërbim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here