Ulen parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë/Banka Botërore: Shkaku, rënia e eksporteve

0
136

Banka Botërore uli parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit nga nga 3.4 në 3.2 për qind. Kryeekonomistja e Bankës në Tiranë shpjegoi arsyet.

“Firmat që merren me eksporte po ecin më poshtë sesa parashikimet tona. Kjo ka motivuar uljen për rritjen ekonomike të 2016, por edhe një ulje të lehtë për vitin 2015, nga 2.7 në 2.6 përqind”, deklaroi Hilda Shijaku, kryeekonomiste e BB për Shqipërinë.

Por ndonëse me ngadalë nga sa pritej fillimisht, BB vëren se ekonomia ka vazhduar të rimëkëmbet dhe rritja ekonomike ka ardhur duke u forcuar nga viti në vit.

“Rritja më e lartë ka ndihmuar në krijimin e vendeve të punës. Punësimi është rritur mesatarisht me 1.9 pikë përqindjeje, megjithatë duhet thënë që norma e papunësisë është ende strukturalisht shumë e lartë dhe ç’është më shqetësuese papunësia afatgjatë është më tepër se gjysma e saj”, sqaron Shijaku.

Por efekti i rritjes tek familjet ka qenë modest, veccanërisht në uljen e varfërisë ku Shqipëria jo vetëm që renditet më keq se rajoni, por po ecën edhe më ngadalë.

“Tendenca rënëse e varfërisë është më e vogël sesa mesatarja e rajonit”, deklaron kryeekonomistja e BB.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here