Projektrezoluta/ PE: Reformë në drejtësi, në të kundërt s’ka negociata anëtarësimi

0
145

Reforma në drejtësi vazhdon të jetë “celsi” I hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë  në Bashkimin Europian.

Kjo është theksuar edhe në raportin e sapo publikuar të Parlamentit Europian ku janë publikuar vlerësimet e tij në lidhje me raportin e vitit të shkuar për Shqipërinë.Aty thuhej se reforma në drejtësi është kushti themelor për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE.

PE i bën thirrje Komisionit të BE që të monitorojë me kujdes progresin e bërë në këtë reformë nga Shqipëria. Gjithashtu në këtë raport theksohet se një rol të rëndësishëm në hapjen e negociatave do të luajë progresi i cili do të regjistrohet në 5 prioritetet kyçe.

Komisionit i kërkohet të krijojë një strukturë monitorimi për të parë në paraktikë ecurinë në realizimin e reformave dhe në mënyrë të vecantë kërkohet që theksi të vendoset tek ndëshkueshmëria dhe dekriminalizimi. Në rast vonese të konsensusit kjo vendimarrje do të realizohet pas zgjedhjeve parlamentare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here