PD, pret sot delegacionin gjerman/ Basha: Krimi i organizuar ka fituar terren

0
137

Ditën e sotme Kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim përfaqësues të partisë së Kancelares Merkel, Peter Ëeiss Andreas Lämmel​, Peter Beyer.

Gjatë  takimit Basha është  ndalur në zhvillimet në Shqipëri, gjithashtu shprehu shqetësimin e  opozitës për terrenin që kanë fituar krimi i organizuar dhe trafikantët dhe depërtimin e krimit në nivele drejtuese të administratës dhe deri në Kuvendin e Shqipërisë.

Zbatimi i marrëveshjes së 24 dhjetorit për dekriminalizimin kërkon vullnet politik dhe vendosmëri theksoi Basha, duke vijuar të njohe deputetët gjermanë me shqetësimet për goditjen e shtetit ligjor dhe zhbërjen e standardeve në themelet e demokracisë, si  të drejtat e njeriut, hapësirat kushtetuese të opozitës, kapja e institucioneve të pavarura, largimet masive të nëpunësve publikë dhe zëvendësimi i tyre me militantë.

Deputetët e Bundestagut shprehën vlerësimin për qëndrimin e Partisë Demokratike në mbështetje pa kushte të nismave që kanë të bëjnë me integrimin europian të vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here