Fier/ Arrestohet adoleshenti, plagos rëndë me pistoletë “stilolaps” bashkëmoshatarin

0
138

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri nga një bashkëmoshatar i tij, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” në qytetin e Fierit.  Policia ka bërë të ditur se është arrestuar shtetasi G.D, 17 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka plagosur rëndë me armë nga pakujdesia shtetasin P.Sh, banues në lagjen “Liri” , i cili ka shkuar për mjekim më të specializuar në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale, policia i ka sekuestruar 17-vjeçarit një armë zjarri pistoletë ( tip stilolaps), në dukje artizanale, me të cilën dyshohet se ka kryer ngjarjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here