Tiranë/ Drejtonte autobusin në gjendje të dehur, pranga shoferit

0
157

 

Një drejtues i autobusëve të linjës së Tiranës së Re është vënë në pranga gjatë ditës së djeshme për shkak se I jepte makinë snë gjendje të dehur. Mësohet se Policia Rrugore e kryeqytetit ka vënë në pranga një shofer autobusi i cili u kap teksa drejtonte mjetin e transportit publik në gjendje të dehur. Shoferi i arrestuar është i linjës së Tiranës së Re, ndërsa pas testit të alkoolit me pajisjen speciale, rezultoi në masën 0.7 %, sasi kjo shumë e lartë dhe tej normave të lejuara. Kohët e fundit rrugorët e Tiranës kanë shtuar kontrollet për drejtuesit e mjeteve të transportit publik si dhe automjeteve që transportojnë fëmijët në shkolla dhe kopshte. Në jo pak raste drejtuesit e mjeteve të transportit publik janë përfshirë në aksidente duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here