Shtohen V.I.P-at italianë në listën e “Panama Papers”/ Ja kush janë 3 të tjerët

0
144

Emrat e njohur të politikës apo medias që janë të  përfshirë në listën e “Panama Papers” vazhdojnë dhe shtohen.

Revista italiane “L’espresso” e cila ka ekskluzivitetin nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativ mbi materialet e skandalit financiar Panama Papers, ka publikuar sot 3 emra të tjerë italianë, persona publik të lidhur me studion ligjore Mossack Fonseca.

Sipas revistës italiane një nga këta emra është stilisti i madh italian Valentino Garavani i cili së bashku me ortakun e tij Giancarlo Giammeti figurojnë të lidhur me 2 shoqëri offshore “Jarra Overseas” e “Paramour Finance ltd” në ishujt britanike Vergine. Shoqëria offshore nën emrin e stilistit Valentino është “Paramour Finance ltd” e cila është mbyllur më vitin 2013,ndërsa Valentino prej 10 vitesh ka transferuar rezidencën e tij në Londër.

Avokatët e stilistit nuk kanë lënë asnjë deklaratë në lidhje me këto informacione, por kanë theksuar vetëm faktin se klienti i tyre nuk është rezident në shtetin italian.

Emri i dytë i bërë publik sot nga revista italiane “L’espresso” është aktori e regjizori i njohur Karlo Verdone. Aktori italian rezulton pronar i shoqërisë offshore “Athilith Real Estate”  me seli në Panama.

Ndërtmjetës financiar i kësaj shoqërie është Banka Zvicerane Italiane me seli në Montekarlo. Shoqëria Athilith Real Estate është krijuar më vitin 2009 dhe është vënë në likujdim më vitin2014.

Avokati i aktorit Karlo Verdonbe ka deklaruar se nuk e ka idenë pse shërbente kjo shoqërie e klientit të tij. Moderatorja e njohur televizive Barbara D’urso është emri i tretë i publikuar nga e përjavshmja italaine e lidhur me skandalin Panama Papers.

Drejtuesja televizive është administratore e shoqërisë “Melrose Street” me seli në Seyshells. Sipas avokatëve të prezantueses televizive kjo shoqëri është hapur për të adminstruar operacionin fnanciar të një pasurie të patundshme në Kosta Azurra, operacion i cili nuk është përfunduar e kjo shoqëri është mbyollur.

trio

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here