“LUX” në Shkodër/ Sekuestrohen 19 makina luksoze dhe vihen në pranga 11 persona

0

Sekuestrohen 19 automjete luksoze dhe arrestohen 11 persona

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me komisariatet e tjera në qytete të ndryshme të vendit, ka sekuestruar 19 automjete luksoze si Range Rover, BMW X5 – X6, Audi A6 – A8  e Benz Mercedes, prodhime të viteve të fundit dhe ka arrestuar 11 persona të akuzuar si organizatorë dhe bashkëpunues në këtë trafik ndërkombëtar të mjeteve të vjedhura.

Sipas policisë, mjetet në fjalë janë  vjedhur në vendet e rajonit e më gjerë, si Mali i Zi, Bosnjë, Kroaci, Itali e Francë dhe kanë hyrë në Shqipëri me numra shasie të ndryshuara, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitare  te Hanit Hotit.

Automjetet në fjalë janë bllokuar në qytete të ndryshme si Sarandë, Tiranë, Laç e Shkodër nga operacioni i policisë i koduar “Lux”

12948433_10207660687988939_1363853080_o 12953215_10207660687948938_853829454_o 12962519_10207660687308922_86917912_o 12947063_10207660688188944_1557272316_o

Lini nje pergjigje