Historitë kur qentë kanë shpëtuan jetët e njerëzve

0

download (9) download (10)

Loading...

 

Qentë nuk janë vetëm miqtë më të mëdhenj të njeriut, por edhe më besnikët.

Këto kafshë kanë vënë veten e tyre në rrezik për të shpëtuar njerëzit. Disa janë të mëdhenj, disa janë të vegjël, por të gjithë janë shokët më të mirë të njeriut. Më poshtë do t’ju tregojmë heroizmin dhe besnikërinë e qenve.

1 – Kabang ndaloi një aksident vdekjeprurës me motor

 

Në dhjetor të vitit 2011, Kabang hyri në një rrugë për të ndaluar një motor të godiste mbesën e të zotit dhe një vajzë adoleshente. Si pasojë qeni pësoi dëme të tmerrshme, ndërsa vajzat nuk u lëndua. Qeni nga aksidenti humbi pjesën e sipërme të nofullës, por arriti të mbijetonte dhe u rikuperua në një spital në Kaliforni 7 muaj më vonë. Kur u kthye në Filipine, e pritën si hero.

2 – Trakr gjeti një nga të mbijetuarit e fundit të sulmeve të 11 shtatorit

 

Trakr ishte një qen policie për 6 vjet në SHBA, dhe “doli në pension” në vitin 2001. Por në të njëjtin vit ai bëri një nga gjestet e tij më heroike. Ai nuhati Genelle Guzman, të mbijetuarën e fundit nga sulmet e 11 shtatorit në Kullat Binjake, e cila u gjet nën rrënoja. Trakr ngordhi në vitin 2009.

3 – Eve shpëtoi pronarin e saj paraplegjik

 

Kathie Vaughan po ngiste një ditë kamionçinën e saj, kur papritur ajo filloi të nxirrte tym. Kabina e mjetit u mbush me tym. Duke qenë se Kathie nuk mund të dilte nga mjeti sepse ishte paraplegjik, nxorri jashtë në fillim qenin e saj rotvajler, Eve. Por kur qeni e kuptoi se e zonja ishte në rrezik filloi ta tërhiqte me dhëmbët e tij, derisa e largoi mjaftueshëm nga makina që digjej.

4 – Toby shpëtoi të zonjën pasi po mbytej

 

E zonja e Tobit ishte vetëm në shtëpi kur kafshoi një mollë dhe për pak desh u mbyt. Pasi provoi t’i binte vetes me grusht në gjoks, për të kaluar përtypjen, në ndihmë i erdhi qeni i saj, një golden retriever 2 vjeç, që i kërceu mbi gjoks vazhdimisht të zonjës derisa ajo u zhbllokua.

5 – Buster njoftoi të zonjën se bashkëshorti i saj ishte lënduar

 

I zoti i Buster, Michael, po rikuperohej nga një operacion dhe nuk ishte i aftë të ngjiste shkallë në shtëpi, prandaj flinte në divan. Buster po flinte lart me bashkëshorten e Michael, Barbara, kur ai filloi të lehte, në dukje pa arsye. Kur Barabara pa se Buster po gërhiste në drejtim të bashkëshortit të saj, ajo pa që Michael ishte rrëzuar dhe kishte përplasur fytyrën me një mobilje. Barabara e dërgoi Michaelin në spital menjëherë.

6 – True, që është i verbër dhe i shurdhër, zgjoi të zotin gjatë një zjarri

 

Qeni True është i verbër, i shurdhër dhe ka vetëm 3 këmbë, por ai arriti të shpëtojë të zotin dhe djalin e tij nga një zjarr që përfshiu shtëpinë. Ndërsa të gjithë flinin, në shtëpi ndodhi një shkëndijë elektrike. Dhe nëse s’do të kishte qenë True që i zgjoi, ata do të ishin përpirë nga flakët.

7 – Bear shpëtoi një foshnjë nga mbytja

 

Ky labrador i zi me emrin Bear shpëtoi djalin 14-muajsh nga mbytja kur ra në pishinën e oborrit të shtëpisë. Bear pa që Stanley Drauch ra në pishinë, dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar, duke e mbajtur kokën e foshnjës mbi sipërfaqen e ujit.

8 – Lefty mori plumb për të zotin e saj 

Lefty, një pitbull hero, mori një plumb për të shpëtuar të zotin e kur grabitësit hynë në shtëpinë e tyre në Florida. Për fat të keq asaj duhet t’i pritej këmba nga plaga që mori. Familja e Lefty-t  bëri një fushatë në Facebook për të mbledhur fonde për të bërë operacionin e qenit.

9 – Peral ndihmoi në gjetjen e viktimave nga tërmeti në Haiti

 

Pearl, një labrador i zi, u braktis në një kasolle dhe më pas u morr nga vullnetarët që e trajnuan për të qenë një qen kërkues dhe shpëtues. Gjatë tërmetit që preku Haitin në vitin 2010, Pearl arriti të shpëtojë 12 njerëz nga rrënojat. Në vitin 2012, ai u cilësua “Qeni i Vitit”.

10 – Psycho shpëtoi një vajzë nga pickimi i gjarprit

Psycho, një çiuaua i vogël, që peshon vetëm 3 kg nuk hezitoi të shpëtonte mbesën e të zotit nga helmimi i një gjarpri. Vajza e vogël po bënte kala prej balte në oborr në momentin që gjarpri iu afrua dhe ishte gati ta godiste. Helmi i gjarprit ra në syrin e Psycho-s, por veterineri arriti ta shpëtojë atë.

Loading...

Lini nje pergjigje