Hakmarrja e Desarës, zbulohen arsyet pse dogji katër makinat e ish të dashurit

0
121

Djegia e makinave të familjes Papajani ishte hakmarrja e Desarës për përndjekjen që i bëhej nga Filipi dhe një formë presioni e saj, që ta linin të qetë. Në dëshminë që dha para oficerëve të policisë gjyqësore, 23 vjeçarja tregoi se është mbajtur nga Filipi dhe babai i tij gjithë natën, deri në orën 07;00 të mëngjesit, në lokalin që ata kanë në pronësi. Bashkë me kushërirën e saj ajo tha se është detyruar të dëgjojë deri në orën 07;00 të mëngjesit Filipin dhe babain e tij, të cilët janë përpjekur ta bindin që t’i rikthehej lidhjes. Vajza thotë se është mbajtur në lokal pa dëshirën e saj ndaj për t’u hakmarrë ka vendosur t’i djegë makinën Audi A4. Nga shpërthimi janë djegur edhe makinat e tjera, por Desara tha se nuk kishte synim të digjte 4 mjete. Dyshimet e para se Desara ishte autorja e zjarrvënies, i pati vetë Filip Papajani. Pamjet e kamerave të sigurisë dhe deklarimet e 23 vjeçares në polici, i dhanë të drejtë hamendësimeve të Filipit, që pavarësisht ndarjes, rezultoi se e njihte mirë vajzën e ëndrrave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here