Gardisti rrëfen arsyet se pse e vrau gruan: Isha vonë për në punë, nuk po gjente karikuesin

0
137

Ndërsa rrëfente si nisi sherri, Admir Dervishi i pyeste herë pas here oficerët e policisë gjyqësore për shëndetin e nënës së fëmijëve të tij, Ildës. Kishte ende shpresë se ajo ishte gjallë, pavarësisht se e kishte qëlluar dy herë me pistoletën e punës.

“Nuk doja ta vrisja…” thoshte duke qarë, pasi hetuesit i konfirmuan se e shoqja kishte ndërruar jetë.

Sherri mes të dyve kishte nisur për arsye fare banale. “Isha vonë për në punë. Po nxitoja të dilja dhe pashë që telefoni nuk kishte shumë bateri dhe do më fikej. I thashë Ildës të më gjente karikuesin, por ajo nuk po e gjente dhe unë po vonohesha edhe më shumë. I bërtita se isha shumë vonë”, ka thënë 29 vjeçari në polici.

 

Pavarësisht përpjekjeve, 28 vjeçarja nuk po e gjente dot dhe në nerva e sipër, bashkëshorti e kishte ofenduar duke përmendur emrin e një personi të tretë, për të cilin ai ishte xheloz: “I thashë: ‘Mos ia ke dhënë… filanit karikuesin që nuk po e gjen. Ajo u ndje keq, sepse në fakt kishim debatuar edhe më parë për këtë çështje. Unë thjesht isha xheloz, jo se ajo kishte vërtet diçka me atë person. Ajo ishte bashkëshorte dhe grua shumë e mirë. Por kur ajo m’u hakërrye pas asaj që i thashë, ndoshta edhe me të drejtë, unë dola nga vetja dhe nuk ia fal më vetes atë që kam bërë”, mësohet të ketë thënë i arrestuari në Polici.

Të dy kanë nisur të bërtasin në korridor. Ilda e ofenduar nga fjalët e bashkëshortit. Gardisti i armatosur, i nervozuar nga vonesa e punës. 29-vjeçari ka nxjerrë nga brezi armën dhe ka qëlluar në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur, raporton gazeta Panorama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here