Vrasja e Ilda Dervishit, gardisti e vrau bashkëshorten kur fëmijët ishin në gjumë

0
126

Ende nuk është e qartë si nisi sherri mes Admir Dervishit dhe bashkëshortes së tij, Ildës herët në mëngjes.

Si çdo ditë ato janë zgjuar herët. Admiri punonte gardist, ndërsa Ilda shitëse në një dyqan aty pranë. Djali 4 vjeç dhe vajza 8 muajshe ishin në gjumë, në shtëpinë ku po qëndronin prej një muaji, në Rrrugën e Qelqit në Kombinat. Burime nga policia thanë se Ilda është përpjekur të dalë nga shtëpia në momentin kur nisi sherri. Kur situata është acaruar, Admir Dervishi ka shkuar të marrë armën e tij, ndërsa nëna e dy fëmijëve ka nxituar të dalë jashtë. Ajo ka qenë pranë derës kur gardisti ka qëlluar më 4 plumba.

Dy plumba e kanë marrë në trup, në pjesën e kraharorit, ndërsa dy të tjerë përfunduan në derë.

Fqinjët i thanë policisë se të shtënat u dëgjuan herët në mëngjes nga shtëpia e Admir Dervishit dhe më pas ka pasur vetëm heshtje.

Fëmijët janë zgjuar të trembur nga të shtënat e armëve, ndërsa nëna e tyre ishte shtrirë e vdekur në korridorin e shtëpisë.

Gardisti qëndroi pa lëvizur në banesë derisa erdhi policia. Ai nuk bëri rezistencë dhe u prangos në gjendje shoku, thanë uniformat blu. Ende nuk ka rrëfyer cili ishte shkaku i grindjes këtë mëngjes.

Dy fëmijët jetimë janë marrë pak orë më pas nga të afërm të familjes Dervishi, për t’u larguar nga banesa ku humbën nënën e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here