Vlorë/ Gjendet i pajetë trupi i 29-vjeçarit në mes të rrugës, dyshohet se është hedhur nga kati i 6-të

0
155
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku një i ri dyshohet se është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i 6-të i pallatit.

Sipas burimeve policore mëngjesin e sotëm rreth orës 06:40, është marrë njoftimi se është gjetur një person i pajetë në lagjen “4 Heronjtë”. Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar gjetjen e trupit të pajetë të 29 vjeçarit Arian Diamanti, banues në Vlorë.

Dyshohet që Diamanti mund të jetë hedhur nga kati i 6-të i këtij pallati për shkak të depresionit, pasi sipas familjarëve, ai kishte probleme dhe vuante nga depresioni, pasi ishte kuruar disa herë në shtetin Grek për këtë problem.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbulimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here