Tragjedia në Malësinë e Madhe/ Flet shefi i përgjithshëm i forcace të armatosuar Jeronim Baze

0
142

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot në Malësinë e Madhe, ku si pasojë e një aksidenti me helikopterin e ushtrisë human jetën dy pilotë dhe mbeti i plagosur një ushtar, ka dalë një konferencë për shtyp shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, Jeronim Baze.

Ai  tha se “helikopteri ishte një stervitje rutinë” dhe konfirmoi lajmin e rëndë të humbjes së dy jetëve dhe faktin se i treti është jashtë rrezikut për jetën.

Deklarata e Jeronim Bazes për rrëzimin e helikopterit në liqenin e Shkodrës:

Një helicopter EC 145 me numër bordi 637 me tre persona në bord: Florian Deliaj, Donald Hoxha dhe  Gerald Bramuca. Dy pilotët Hoxha dhe Deliaj kanë humbur jetën fatkeqësisht, ndërsa Barmuça është jashtë rrezikut për jetën. Ngushëllime familjeve për këtë humbje të madhe të personave të tyre të dashur dhe njeherës dy pilotëve të talentuar të FA.

Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar burimet për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

Helikopteri EC 145 është futur në përdorim në nëntor të 2015. Të dy helikopterët sapo janë marrë nga FA në bazë të kontratave disavjeçare.

Helikopteri që u aksidentua ishte brenda trajektores së fluturimit.  Ky fluturim ishte miratuar nga strukturat e posaçme. Ishte një stervitje ose “udhëtim njohje”, pasi këto lloj helikopterësh përdoren për operacion kërkim shpëtimi.

Dy pilotët që humbën jetën janë me një përvojë të gjatë dhe të trajnuar gjerësisht brenda dhe jashtë vendit.

Lidhur me shkaqet dua të them se raste të tilla duan kohë për të hedhur dritë. Po punojmë për këtë gjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here