Shpallet konkursi për kuratorin e Ekspozitës Ndërkombëtare “ONUFRI XXII”

0
182

ekspozita onufri

 

GKA konkurs për kuratorin e 1 mln lekëve për ekspozitën Onufri

 

Kandidati nuk duhet të jetë punonjës i Galerisë Kombëtare të Arteve. Kandidatët  duhet të kenë të dokumentuar kurimin e të paktën 2 ekspozitave ndërkombëtare dhe 3 kombëtare si dhe të ketë 7 vjet eksperiencë pune. Afati pranimit deri në 3 maj.

 

Galleria Kombëtare e Arteve hap konkursin për kurator për realizimin e Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “ONUFRI XXII” që do të zhvillohet gjatë muajve Dhjetor 2016 – Shkurt 2017 në këtë galeri. Kunkursi i  bazuar në rregulloren e Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “ONUFRI” përcakton edhe kushtet që duhet të plotësojnë pjesëmarrësit në këtë aktivitet të rëndësishëm ku kriteri kryesor është se kandidati nuk duhet të jetë punonjës i Galerisë Kombëtare të Arteve. Kandidatët që mund të jenë pjesë e këtij konkursi duhet që të kenë të dokumentuar kurimin e të paktën 2 ekspozitave ndërkombëtare dhe 3 kombëtare si dhe të ketë 7 vjet eksperiencë pune. Po ashtu kandidatët duhet të kenë botuar artikuj, ese, shkrime mbi artin në revista, katalogë, albume të publikuara në këto 5 vitet e fundit. Sipas kësaj shpallje të firmosur nga drejtori Artan Shabani, të interesuarit për të marrë një vend të tillë pune duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm deri në 3 maj. Në aplikim duhet të paraqitet, një kërkesë për të marrë pjesë në këtë konkurim për kurator, konceptin kuratorial dhe një përshkrim se si mendon kuratori ose kuratorja të zhvillojë ekspozitën dhe botime, katalogë, revista të ndryshme ku të jenë të botuara shkrimet.

 

Shpallja e fituesit

 

Me tej shpallja e kuratorit apo kuratores fituese bëhet nga Këshilli Organizativ i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “ONUFRI XXII” brenda muajit maj 2016, pas shqyrtimit të aplikimeve të ardhura brenda afatve të përcaktuara në këtë shpallje. Këshilli Organizativ i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “ONUFRI XXII” përbëhet nga minimumi 5 anëtarë: 2 punonjës të GKA dhe 3 specialistë të jashtëm. Kuratori nuk mund të jetë në të ardhmen anëtar i Jurisë së Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “ONUFRI XXII”. Kuratori zgjedh vetë as/kuratorin i cili mund të jetë me kombësi/nënshtetësi shqiptare apo të huaj. Të drejtat dhe detyrat e të dyve janë të përcaktuara në Rregulloren e Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “ONUFRI”. Kuratori hyn në marrëdhënie kontraktuale të përkohëshme pune me Kontratë me GKA, sipas dispozitave në fuqi të Kodit Civil dhe Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë. Ndërsa fondi bazë për realizimin e Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “ONUFRI XXII” dhe që do të lihet në dorën e këtij kuratori që do të dalë nga ky konkurs  është 1,000,000 lekë apo 10 milion lekë të vjetra.

 

Në aplikim duhet të paraqitet, një kërkesë për të marrë pjesë në këtë konkurim për kurator, konceptin kuratorial dhe një përshkrim se si mendon kuratori ose kuratorja të zhvillojë ekspozitën dhe botime, katalogë, revista të ndryshme ku të jenë të botuara shkrimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here