Malësi e Madhe/Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 2 persona

0
210

Një helikopter raportohet se është rrëzuar në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe.

Lajmi i raportuar fillimisht nga banorë të zonës është konfirmuar dhe nga burime në Bashkinë Shkodër, por ende jo zyrtarisht.

Ndërkohë burime nga Bashkia e Malësisë së Madhe bëjnë me dije se piloti i helikopterit ka humbur jetën.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e policisë së Shkodrës sëbashku me struktura të tjera vendore.

Pritet mbërritja e tyre pë të pasur një konfirmim zyrtar.

Vijimësia:

Burime zyrtare nga policia thanë se numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Malësinë e Madhe, ku një helikopter ushtarak është rrëzuar dhe ka marrë flakë, është dy persona. Në bordin e helikopterit që ra në fshatin Grizhë gjendeshin dy pilotët dhe një teknik.

Mësohet se dy pjestarë të ekuipazhit kanë humbur jetën, ndërsa një person tjetër është plagosur dhe dërguar në spital.

Shkaqet e rrëzimit janë edne të paqarta. Bëhet fjalë për një helikopterët e rinj të ministrisë së Mbrojtjes, të tipit EC 145.

donld-1 1-51-640x358 baramuca

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here