Grup Hetimor për tragjedinë në Malësinë e Madhe, Ja cili prokuror e drejton

0
215

Në lidhje më rrëzimin e helikopterit ushtarak në Liqenin e Shkodrës është ngritur një grup hetimor nga Prokuroria e Shkodrës.

Grupi hetimor drejtohet nga Prokurori Granit Shahu, i cili sëbashku me specialistët e tjerë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rrëzimit të helikopterit ushtarak.

Helikopteri i Forcave Ajrore shqiptare është rrëzuar mesditën e sotme (6 prill) në ujrat e liqenit të Shkodrës pranë fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve ndërsa një ushtar ka mbetur i plagosur.

Në bordin e helikopterit EC 145 kanë qenë dy pilotë, kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha të cilët kanë humbur jetën ndërsa është plagosur ushtari profesionist Gerald Baramuça.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here